Analisti politik tregon nga kush po varet mbajtja e zgjedhjeve në vendin tonë

Politika

Analisti politik tregon nga kush po varet mbajtja e zgjedhjeve në vendin tonë

M.H Nga M.H Më 26 maj 2020 Në ora: 11:10
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje është bërë gati për zgjedhje në vend, ani pse Gjykata Kushtetuese ende nuk e kanë marrë vendimin se çfarë do të ndodh me skenën politike në ditët në vazhdim. Pas organizimit të planit për protesta, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar edhe një video ku kanë improvizuar një votim në kohë pandemie.

Madje ata kanë treguar edhe hapat se si të zhvillohet votimi duke marrë shembull Korenë Jugore.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, Rexhep Elezaj, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që nuk duhet mbajtur zgjedhjet tash pasiqë mund të rrezikohet shëndeti i personave të Kosovës dhe se kur vendi të lirohet nga kjo pandemic mund të shkojm në zgjedhje.

“Me sa e di askush deri më tash nga LVV-je nuk ka thënë dhe as nuk ka kërkuar që zgjedhjet e ardhshme mund ose duhet të mbahen në kohë të pandemisë së koronavirusit, duke e ditur faktin se një gjë e tillë do të ishte e pa zakonshme, e panevojshme si dhe në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga Këshilli kombëtar për shëndetësi, të cilat kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve, në një situatë kur populli mund të rrezikohet serish nga infektimet masive me koronavirusin. Prandaj, këtë ide nuk e shoh fare si temë për diskutim dhe as si mundësi reale për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë në kohën e pandemisë, luftë e cila ende nuk është shpallur e fituar nga ana e organeve tona shtetërore. Me një fjalë, së pari duhet pritur mundjen e kësaj pandemie në Kosovë, shpalljen e saj të mbyllur plotësisht nga organet shëndetësore si dhe heqjen e plotë të masave emergjente të vendosura nga ana e Ministrisë së shëndetësisë, dhe tek pasi që të ketë marrë fund kjo gjendje gati e jashtëzakonshme, tek atëherë vendi mund të shkon në zgjedhje të reja”, u shpreh Elezaj.

Më tej, Elezaj tha që nuk është tash e nevojshme të shkojm në zgjedhje pasiqë vendi është duke i kryer të gjitha obligimet e saja kushtetuese me një qeveri në detyrë dhe prandaj duhet pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj të mbahen zgjedhjet.

Image
Rexhep Elezaj

“Pra, vetëm atëherë kur të krijohen rrethanat normale të cilat lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve duhet të shkohet në zgjedhje, sepse derisa Kosova e ka qeverinë në detyrë, e cila po i kryen shumë mirë detyrat dhe obligimet e saja kushtetuese, nuk ekziston asnjë shkak që vendi të shkon në zgjedhje të reja. Kur dihet mirëfilli se sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore vendase dhe ndërkombëtare, rreziku nga vala e dytë e rikthimit të koronavirusit ekziston potencialisht, prandaj shëndetit të qytetarëve si dhe ruajtjes së jetës së tyre duhet dhënë prioritet mbi çdo gjë tjetër, ngase jeta e njeriut është më me vlerë se çdo gjë tjetër. Po ashtu, duhet pritur edhe vendimin e Gjykatës kushtetuese, i cili realisht duhet të jetë në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të reja, por që mbajtja e tyre edhe ashtu kërkon kohë për t’u përgatitur mirë, kështu që unë besoj se deri atëherë vendi ynë do i rikthehet jetës normale, ku mbajtja e zgjedhjeve do mund të realizohet në kushte dhe rrethana normale, pa u rrezikuar jeta e qytetarëve, qoftë ajo edhe në muajin shtator ose tetor, kur dihet se edhe ashtu nga qershori fillon sezoni i pushimeve verore. Ndërsa, shembulli i mbajtjes së zgjedhjeve në Korenë Jugore në kohë pandemie, mendoj se neve në Kosovë nuk na hynë fare në punë, sepse midis dy vendeve tona ka dallime esenciale në sistemin juridik, politik dhe shoqëror, sa që nuk ia vlen fare që të merremi me rastin e koreano-jugorëve”, përfundoi Elezaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat