Këshilltari i Kurtit: Thaçi e ka humb kontrollin dhe është duke e dhunuar Kushtetutën

Politika

Këshilltari i Kurtit: Thaçi e ka humb kontrollin dhe është duke e dhunuar Kushtetutën

Nga: D.RR Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:20
Driton Tali dhe Albin Kurti

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dje në një deklaratë para mediave akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe qeverinë e tij si uzurpues të zyrës së presidentit.

“Për fat të keq, kemi një njeri që i ka uzurpuar zyrat e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese, po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare”, ka thënë Thaçi të hënën.

E lidhur me këtë deklaratë të presidentit Thaçi, ka reaguar këshilltari i kryeministrit në detyrë, Driton Tali.

Ai për gazetën “Bota sot” ka thënë se presidenti Thaçi ndodhet në presion dhe ka kohë që nuk dinë se çfarë pozite ka.

Tali ka akuzuar presidentin Thaçi se është duke e dhunuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Z. Thaçi siç po shifet është në presion të madh dhe e ka humb kontrollin. Ka kohë që nuk është ka e dinë se çfarë pozite ka. Ku gazetarët duhet ma shpesh me ja kujtuar se çka thotë Kushtetuta jonë, sidomos Neni 83: “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës". Pra unitetin e jo inatin, përçarjen dhe kaosin. Po ashtu z. Thaçi duhet rikujtuar ma shpesh edhe Nenin 88, i cili thotë se: “Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike". Pra në asnjë parti, pa marrë parasysh se si quhet ajo LDK apo PDK. Po e shohim se z.Thaçi ka kohë që nuk sillet fare si President që d.m.th se në mënyrë të vazhduar është duke e dhunuar Kushtetutën”, tha Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat