Rivaliteti i përbetuar Thaçi-Kurti

Politika

Rivaliteti i përbetuar Thaçi-Kurti

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 26 maj 2020 Në ora: 21:05
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Polemikat e vazhdueshme në mes dy rivaleve tashmë të përbetuar politik, Hashim Thaçi dhe Albin Kurti duket se nuk do të marrin fund asnjëherë.

Presidenti aktual i vendit Hashim Thaçi nuk lë rast pa thumbuar keq Albin Kurtin i cili aktualisht është kryeministër në detyrë i vendit. Kurti nuk është se ka ndryshuar ndonjë qëndrim ndaj Hashim Thaçit, për të cilin vlen ajo që ka thënë tash e 15 vite që “Thaçi është e keqja e këtij vendi” e që fatkeqësisht këtë e mendojnë shumë politikanë e zyrtarë të tjerë për presidentin i cili se fundmi ideologji e kishte edhe ndarjen e Kosovës.

Në lidhje më polarizimet e skajshme të Albin Kurtit e Hashim Thaçit, të cilët po vazhdojnë pa ndal me akuza e kundër akuza ndaj njeri tjetrit.

Por, për dallim nga Kurti, Thaçi është ai që dyshohet për nepotizëm, korrupsion e aq shumë gjëra negative që kanë ndodhur pikërisht për fajin e tij. Kush mund ti dal ballë një presidenti që di të shkaktojë shumë ligësi në vend, mendohet se mund të jetë Vjosa osmani e Albin Kurti.

Mehmeti: Tanimë për Thaçin, Albini dhe Vjosa janë të vetmet pengesa

Opnionisti dhe analisti Faton Mehmeti ka thënë për “Bota Sot” nuk është risi fakti se divergjencat mes Thaçit- Kurtit si dhe Vjosa janë të mëdha.

“Natyrisht se Thaçi është ideatori i gjendjes së mjere në të cilën ndodhet vendi ynë, është njeriu fal të cilit krimi, korrupsioni ka lulëzuar. Ndërsa Vjosa dhe Albini, siç po shihen janë të një mendje, dhe gjërat i shohin krejt ndryshe nga se i sheh Thaçi. Ky i fundit duket të jetë i lodhur nga politika , por nuk mundet kollaj të del nga kjo valle ku është futur, sepse është i shantazhuar. Faktikisht, në një situatë normale, ndasitë e tilla nuk janë për tu patur zili, ngase ata që pësojnë janë qytetarët. Mirëpo, Thaçi është njeriu që është ngritur në karrierë politike duke shkelur mbi të tjerët, dhe tanimë ka vetëm një synim si të del nga politika i qetë” ka thënë ai.

Image
Faton Mehmeti

Sipas Mehmetit, Thaçi nuk mund të largohet nga politik kur dihet se ka kusure me drejtësinë, të cilës po mundohet t'i ik qoftë edhe duke i fal tokë Serbisë.

“Tanimë për Thaçin, Albinin dhe Vjosa janë të vetmit pengesa në rrugën e tij për të realizuar pazarin me Vuçiqin, në këmbim të fitimi të imunitetit. Natyrisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë edhe fundit politikë i Thaçit, ose të jetë edhe shqiptimi i tij, mbetet për tu parë. Megjithatë, pa tentuar të marr anë, por mbështetur mbi h të vërtetët, Thaçi është njeriu që për interesa të tij po mban peng Kosovën, deri kur kështu, mbetët të shihet” ka thënë Faton Mehmeti.

Voca: Presidenti i vendit, ende orvatet të mbijetoj në politikë me një mentalitet politik që tashmë ka perënduar

E për polarizimet, akuzat e kundër akuzat ndërmjet Hashim Thaçit e Albin Kurtit, analisti politik dhe ligjëruesi i gjeopolitikës Mirsad Voca ka thënë për “Bota Sot” se politika e brendshme në Kosovë patjetër që është duke përjetuar një moment të rëndësishëm tranzicioni në rrafshin ideologjik, konceptual dhe institucional për Shtetin.

Image
Mirsad Voca

“Aktualisht, pas arritjes së VV-së në pushtet, kemi të bëjmë me fillimin e një epoke të re të udhëheqjes politike dhe konceptualizimit të Shtetit me ideologji dhe profilizim më të qartë politik. Natyrisht që një qasje krejtësisht tjetër dhe me intencë më konstruktive për Shtet të së Drejtës që ndërlidhet me përforcimin e institucioneve të Shtetit, i krijon jo rehati dhe kokëçarje të madhe rendit të vjetër të politikbërjes në Kosovë, i cili domosdo do të duhet t’i përshtatet një procesi tjetër të politikbërjes ose do të pushojë nga politika”, ka thënë Voca. 

“Nuk kemi të bëjmë më me autokraci, apo çfarëdo etiketimi negativ që rendi i vjetër mund të tentoj të fus në përdorim, por me një formë më të lartë të diskursit politik, përgjegjësisë politike, llogaridhënies, dhe kjo kërkon patjetër që partitë opozitare të ngriten në një nivel të njëjtë ose të lënë politikën. Besoj se kemi të bëjmë jo vetëm me polemika por me një rezistencë jo racionale të paradigmës së vjetër politike në shoqërinë kosovare. Presidenti i vendit, ende orvatet të mbijetoj në politikën kosovare me një mentalitet politik që tashmë ka perënduar dhe nuk do të ketë hapësirë në një të ardhme të afërt në sferën politike kosovare. Nuk kemi të bëjmë këtu vetëm me temën e dialogut me Serbinë, me çështjen e ndryshimit të kufijve apo tema tjera të politikave ditore por me një grindje të së vjetrës me të renë, në mes të së kaluarës me të tashmën nga të cilat varet edhe ndërtimi i së ardhmes” ka thenë Voca.

Sipas tij, Kosova tashmë ka nevojë ndoshta edhe për një parti të re politike ose rikonfigurim të thellë të të vjetërve me figura mirë të formuara dhe me programe e profilizim politik të qartë ku si parim primar do ta kenë përgjegjësinë dhe llogaridhënien përball qytetarit. 

Prishja e koalicionit i ka shkaktuar shëmti dhe dëme institucionale vendit. Dhe kjo natyrisht se rrjedhon nga Presidenti. Presidenti i vendit do të duhej potencialisht të reflektoj dhe të lëshoj pe nëse ai mëton që historia e vendit t’i shkruaj ndonjë rresht kontributi të tij për çështjen e rrugëtimit të ndërtimit shtetëror të Kosovës. Përndryshe, nëse ai vazhdon me qëndrime kontradiktore, konfuze, përparëse, unilaterale, autokratike, një qasje e tillë do t’i shkaktoj dëme më së shumti atij, pastaj natyrisht edhe Kosovës në nivel të funksionimit institucional të vendit.

“Institucionet janë në stagnim meqë Presidenti me dekretin e tij dëshiron qeveri tjetër pa zgjedhje, mirëpo nëse kjo ndodhë vendi do mund të përjetoj një destabilizim në vitet e ardhshme sepse kjo do shpie në anarki politike, në kaos politik sa i përket fitueseve të zgjedhjeve, të shumicës dhe koalicioneve të mundshme, pastaj do të shkaktohen paqartësi dhe interpretime të shumëfishta kushtetuese, do të krijohen situata të reja dhe potencialisht konflikte të reja dhe nevojë të pareshtur për zgjidhje të reja meqë do të ketë rikthim në pikën zero dhe jo vazhdimësi të shtet ndërtimit” përfundon analisti politik dhe ligjëruesi i gjeopolitikës Mirsad Voca.

Duhanaj: Njeriu që në vazhdimësi i ka kontribuar kësaj gjendje, është z. Kurti.

Edhe analisti politik Leon Duhanaj, ka thënë se Kosova,  tashmë vite me radhë, është vatër e krizave të llojllojshme , e që burimin e tyre e kanë tek klasa e papërgjegjshme politike.

Image
Leon Duhanaj

“Nuk e besoj që do të mund ta gjenim edhe një shembull të ngjashëm me Kosovën, ku klasa politike nuk arrin të gjejë gjuhë të përbashkët bash për asgjë.

Duhet  thënë troç se njeriu që në vazhdimësi i ka kontribuar kësaj gjendje, është z. Kurti.

Ai e ka ndërtuar karrierën e ti në antagonizma në polemika e kundërshti ekstreme deri sa jo rrallëherë ka kaluar edhe kufijtë e ligjshmërisë” ka thënë ai.

Sipas Duhanaj, Tani jemi para një situate, për të cilën prapë z. Kurti i ka kontribuar dhe, ai duke e ditur se shanset që të dalë fitues në bazë të së drejtës janë minimale, për t ‘mos thënë që janë inekzistente, përgatit terren konfliktuoz duke ngrehur edhe akterë të tjerë në ketë moçal, në mënyrë që manipulimin me qytetarë, ta ketë me të lehtë.

Edhe z. Thaçi, si President i vendit, do të duhej të ishte me i tërhequr,  t'i  ndjektë detyrimet e tij si President i vendit, pa u marrë shumë .e deklarata rreth politikës ditore.

“Është vërtetë shqetësues fakti se të gjithë akterët politik, eksponent të partive të ndryshme, erren me punën e Gjykatës Kushtetuese. Aq me shqetësues është fakti që subjekti politik  i cili udhëheqë me vendin, nuk beson në vendimet e Gjykatës Kushtetuese si institucion i pavarur, duke e thënë hapur se për ta, i pranueshëm është vetëm varianti i cili do të ishte pro tyre, në të kundërtën do ta kundërshtojnë me kush e di se çfarë mjetesh. Shembuj të shëmtuar kanë dhënë mjaftë në të kaluarën, po ashtu shenja të parapërgatitjes së skenarëve po japin dhe tani” ka thënë për “Bota Sot” Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat