Çfarë vendimi pret LDK nga Gjykata Kushtetuese dhe a do ta respektojë atë? Flet Rugova

Politika

Çfarë vendimi pret LDK nga Gjykata Kushtetuese dhe a do ta respektojë atë? Flet Rugova

Nga: G.B Më: 26 maj 2020 Në ora: 21:54
LDK

Vendimi që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese të premten e 29 majit, është aktualisht tema më e diskutuar në politikën e Kosovës.

Ka pasur dhe lajme se vendimi do të jetë në favor të dekretit të Presidentit, pro asgjë nuk ka zyrtare nga Gjykata.

Lidhur me këtë, se çfarë vendimi presin, ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë për gazetën "Bota sot" se nuk e predikon atë por që në bazë të vullnetit të deputetëve dhe subjekteve politike, ai vlerëson se duhet formuar Qeveria e re, por pavarësisht kësaj, LDK do të respektojë vendimin.

Image
Naser Rugova

"Së pari nuk do të predikoja vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por bazuar në vendimin e 2/3 të Kuvendit si dhe vullnetit të subjekteve politike përveç njërës që të formohet qeveria e re, atëherë vlerësoj se janë respektuar të gjitha normat dhe procedurat e nevojshme kushtetuese për formimin e qeverisë së re. Pavarësisht kësaj LDK pret vendimin e Kushtetueses të cilin ne e respektojmë, pa marrë parasysh se kujt do i jap të drejtë, dhe pres që këtë vendim ta respektojnë të gjitha palët", është shprehur ai.

Sa i përket protestave që janë paralajmëruar për të enjten, për të cilat VV ka thënë se nuk i ka organizuar, ish deputeti i LDK-së, ka thënë se është presion dhe mosrespektim i vendimit, derisa ka shtuar se tani vendi ka nevojë për qeveri legjitime që u bën zgjidhje sfidave.

"Të protestosh pas vendimit të organit më të lartë gjyqësor të vendit do të thotë mosrespektim dhe presion politik ndaj gjyqësorit i cili është i pavarur. Vendi tani ka nevojë për një qeveri legjitime, efikase e cila do ju del përballë dhe do ju jep zgjidhje sfidave të kohës në të cilën jemi, menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, sundimi i rendit dhe ligjit dhe dialogu me Serbinë. Hapa të tjerë të pamatur në këtë situatë janë veprime anarkiste dhe destabilizojnë vendin në të gjitha aspektet", ka deklaruar Naser Rugova për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat