Shokon profesori: Mbi 90% të gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese janë të zgjedhur nga ana e PAN-it, nën ndikimin kryekëput të Hashim Thaçit - Bota Sot
Shokon profesori: Mbi 90% të gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese janë të zgjedhur nga ana e PAN-it, nën ndikimin kryekëput të Hashim Thaçit

Politika

Shokon profesori: Mbi 90% të gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese janë të zgjedhur nga ana e PAN-it, nën ndikimin kryekëput të Hashim Thaçit

M.H Nga M.H Më 27 maj 2020 Në ora: 12:52
Ilustrim

Pritet që pas dy dite të marrë Gjykata Kushtetuese vendimin për aprovimin apo jo të dekretit të presidentit të vendit. Kjo padyshim që është njëra ndër temat e cila po ngjallë më së shumti reagime të liderëve dhe subjekteve të tjera politike.

Në lidhje me këtë temë, Dr. Prof. Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që kjo Gjykatë Kushtetuese është e kapluar nga mafia e udhëhequr nga Thaçi dhe se kjo tw bënë të mendosh që mund të ndikohet nga vendimi që do të marrë.

Sipas profesorit qëllimi i kësaj qeverie janë interesat mafiozë të Thaçit dhe Mustafës.

“Kjo Gjykatë është e kapur nga mafia politike, sepse mbi 90% të gjykatësve janë të zgjedhur nga ana e PANI-t nën ndikimin kryekëput të Hashim Thaçit. Prandaj, aspak nuk do te jetë e çuditshme nëse Gjykata (jo)kushtetuese e Kosovës e nxjerr një vendim të turpshëm antikushtetues në dobi të nominimit të mandatarit nga fituesja e dytë e zgjedhjeve z.Avdullah Hotin, që nuk është konform nenit 82.2 ku thuhet se nuk mund të këtë qeveri të dytë pa fituesin e zgjedhjeve. Më këtë rast Gjykata Kushtetuese bëhet pjesë e elitës mafioze e cila është ka i zbaton interesat e tyre. I ndihmon kësaj klase politike për realizimin e projekteve serb-ruso-sllave për ndarjen e Kosovës, që është edhe qëllimi i kësaj qeverije të turpit, por edhe të interesave mafioze midis Thaçit dhe Mustafës për të ia vazhdu edhe një mandatë. Në këtë konstelacion të rrethanave në krijimin artificial të situatës politike më e mira me ndershmja dhe ligjërisht e bazuar në Kushtetutë do te ishte që vendi të qohet në zgjedhje të reja, për te cilën gjë po insiston LVV në krye me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, sepse vullneti i popullit nuk mund në asnjë mënyrë të mbahet peng për shkak të interesave të klasës politike të korruptuar,e cila edhe nuk po dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme sepse e kanë humbjen e sigurt dhe se nuk mund të ballafaqohen me një debat të këtillë politik sepse do të jetë edhe fundi tyre”, u shpreh Maxharraj.

Në fund, profesori thotë që zgjedhjet duhet të mbahen dhe ka mundësi të mbahen nëse veç kemi vullnet politik.

Image
Binak Maxharraj

“Së fundi zgjedhjet mund të mbahen edhe në këtë kohë të pa kohë,por veç duhet një vullnet politikë që të shkohet në zgjedhje,e këtë vullnet po e pengon edhe Gjykata Kushtetuese e cila po i del në krah krimit te organizuar, kapsive dhe zapusve të shtetit, të cilët as minimumin e vullnetit nuk e kanë te qojnë vendin në zgjedhje, sepse kjo do të bie ndeshë me intereset dhe strategjinë e tyre drejtë planeve dhe pazareve të tyre në lojën me shtetin e Kosovës. Deri kur më kështu”, përfundoi profesori për ‘Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat