Mulliqi: Konflikti politik ndërmjet Thaçit dhe Kurti, ka ngritur tensionet politike - Bota Sot
Mulliqi: Konflikti politik ndërmjet Thaçit dhe Kurti, ka ngritur tensionet politike

Politika

Mulliqi: Konflikti politik ndërmjet Thaçit dhe Kurti, ka ngritur tensionet politike

Nga: D.B. Më: 27 maj 2020 Në ora: 18:46
Thaçi-Kurti

Konflikti politik i theksuar ndërmjet presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit në dorëheqje, Albin Kurtit, në njërën anë, pritja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në anën tjetër, si dhe paralajmërimi i protestave, janë duke i ngritur tensionet politike edhe ashtu jo të mira në Kosovë .

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se, rrëzimi i qeverisë, dhe pritja e një vendimi të gjykatës pas pezullimit, në favor të formimit të qeverisë nga partia e dytë fituese e zgjedhjeve LDK siç po përfolët në opinion, jashtë praktikave të deritashme është edhe jashtë reformave shumë të kërkuara nga qytetarët më votën e lirë.

Sipas tij, ky ashpërsim i skenës tonë politike, presidencë –qeveri në dorëheqje por edhe nga të tjerët, ka mundësi ta fusin Kosovën në rrugën qorre.

Image
Skender Mulliqi

“E gjithë kjo shkon në favor të Serbisë dhe të Rusisë, andaj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklarojë për mos dialogim më përfaqësuesin e BE-së Miroslav Lajqek. Këto bisedime nuk janë personale, sepse Lajqek përfaqëson BE-në, ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ndaj deklaratës të presidentit Thaçi. Andaj të gjitha këto thyerje politike i kanë ngjallur apetitet serbe për ndarje, por edhe për kthim të 1000 ushtareve sipas rezolutës famoze 1244 të OKB-së. Kurse disa zyrtarë të lartë tjerë të Serbisë, po kërkojnë 17 për qind të territoreve të Kosovës , e solucione siç janë shkëmbimet territoriale, në dëm të madh të Kosovës. Kështu vjen puna kur në krye të shtetit për 20 vite i patëm njerëzit të cilët nuk punuan mirë në planin e brendshëm, edhe me keq ne planin e jashtëm”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai konsidero se pala shqiptare në maratonën e zhvilluar të bisedimeve më Serbinë, pranojë që të futët pa kushte , pranojë marr veshje në dëm të Kosovës, dhe që është edhe me keq pranojë që nga bisedimet teknike, gjoja për normalizim të marrëdhënieve, të kalohet në bisedime që prekin statusin politik të Kosovës.

“Protestat e paralajmëruara eventuale do të ishte dashur të janë paqësore, që situata mos të eskalojë për të keq. Dy ministrat e punëve të jashtme, ai i Francës dhe i Gjermanisë kanë kërkuar që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të bëhet nën kryesimin e BE-së.Sipas tyre ka rëndësi dhe është e nevojshme për stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik të dy vendeve dhe te rajonit, duke i dhen përkrahje Lajqakut si njeri më përvojë të madhe diplomatike. Kjo është e vetmja rrugë nga ardhmëria sipas dy ministrave te punëve te jashtme, te Gjermanisë dhe të Francës”, ka thënë analisti politik Mulliqi.

Sipas tij, arritja e ndonjë marrëveshje të shpejt siç ka kërkuar Grenel në takime me Thaçin dhe Vuçiqin , duke e paraqitur Tramp si sukses të vetin në fushatën elektorale para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë me kompromise të dhimbshme, nuk do të ishte e mirë për Kosovën. “Sigurisht se arritja e një marrëveshje përfundimtare më Serbinë, do të sinkronizohet mirë midis BE-së dhe Amerikës, dhe të shpresojmë që kësaj radhe , të mos jetë në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve, siç na ndodhi disa herë gjatë historisë”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat