Rrugët e Hashim Thaçit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Dekretin

Politika

Rrugët e Hashim Thaçit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Dekretin

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 27 maj 2020 Në ora: 18:51
Hashim Thaçi

"Votat në Kuvend tash i ka sepse e ka edhe LDK-në, edhe AAK-në, edhe NISMEN, përveç PDK-së. Me këto vota ai vetëm manovron,dhe në to është mbështetur kur ka nxjerrur nxjerrë dekretin për mandatar nga LDK-ja. Rrëzimi i dekretit është vetëm një humbje formale e Thaçit, Mustafes etj, tash në koalicion. Ai vendim e dërgon vendin në zgjedhje të reja dhe të jashtëzakonshme. Përfundimi i përgjithshëm janë zgjedhjet e reja parlamentare, dhe nuk ka më pasoja juridike”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë kohë më parë ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.

Nëse pas 29 majit Gjykata Kushtetuese e rrëzon dekretin e presidentit Thaçit, ky i fundit duhet të dorë hiqet ose të shkarkohet, pasi nuk mund më të qëndroj në atë pozitë.

Deri atëherë pritet që të shtohen sulmet e presidentit që Gjykata Kushtetuese të merr vendime në favor të dekretit të tij.

Njohësit e çështjeve politike e juridike vlerësojnë se Hashim Thaçi ka pasur raste flagrante të shkeljeve kushtetuese, për të cilat ose duhej dorëhequr, ose duhej shkarkuar.

Sipas tyre, Thaçi ka shkelë nenin 2 pika 2 të Kushtetutës sa herë ka deklaruar se është i përkushtuar për ndryshimin e kufijve dhe cenimin e territorit të Kosovës.

Kelmendi: Dorëheqja nga detyra e Presidentit do të ishte është akt moral dhe demokratik

Njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi ka thënë se në aspektin ligjoro-kushtetues nuk ka normë që përcakton për rastet e rrëzimit të dekretit të Thaçit për mandatar të ri domosdoshmërinë e Presidentit për të dhënë dorëheqje.

“Presidenti jep dorëheqje në këto raste vetëm mbi bazën e anës morale, duke u mbështetur në faktin se kështu po shkel parimin e ruajtjen dhe të kultivimit të unitetit së detyrës kryesore të tij. Po këtu nuk theksohet largimi nga detyra dhe dorëheqja. Pasi largimi nga detyra e Presidentit është caktuar mjaftë qartë në Kushtetutën e Republikës" ka thënë profesor Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, në nenin 91 janë një mori rastesh që tregojnë mënyrën dhe domosdoshmerinë e shkarkimit të Presidentit.

"Këtu përmendet krimi i rëndë sëmundjen e rëndë që lenë pa e kryere detyrën presidenciale, kërkesën e deputetëve me të dhënat për shkelje kushtetuese, duke shqyrtuar Gjykata Kushtetuese peticionin e shkarkimit etj. Akti i dekretit tregon se perse  Presidenti vendosi kështu me dekret, është i një anshëm dhe rastet e çështjeve të tilla nuk e detyrojnë Presidentin në dorëheqje nga detyra e tij presidenciale. Thjesht del se dorëheqja nga detyra e Presidentit është akt moral dhe demokratik, që tregon, nëse dorë hiqet, ka pjekurin politike dhe morale Presidenti, që në aspektin politik është shumë më domethënës se ana juridike," ka thënë profesor Kelmendi.

Ai tutje ka shtuar, se aq sa njihet Thaçi, ai nuk dorë hiqet dhe do të vazhdon edhe më tutje detyrën.

"Votat në Kuvend tash i ka sepse e ka edhe LDK-në, edhe AAK-në, edhe NISMEN, përveç PDK-së. Me këto vota ai vetëm manovron,dhe në to është mbështetur kur ka nxjerrur nxjerrë dekretin për mandatar nga LDK-ja. Rrëzimi i dekretit është vetëm një humbje formale e Thaçit, Mustafes etj, tash në koalicion. Ai vendim e dërgon vendin në zgjedhje të reja dhe të jashtëzakonshme. Përfundimi i përgjithshëm janë zgjedhjet e reja parlamentare, dhe nuk ka më pasoja juridike”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Smaka: Vetëm nëse do të cilësohej si shkelje e rëndë e Kushtetutës atëherë do të procedohej në Kuvend çështja e cila do të debatohej

Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka ka thënë për gazetën "Bota sot" vetëm nëse do të cilësohej si shkelje e rëndë e Kushtetutës atëherë do të procedohej në Kuvend çështja e cila do të debatohej dhe eventuslisht sikundër të votohej nga shumica e kualifikuar e deputetëve presidenti do të mund të shkarkohej.

Image
Riza Smaka

"Dy çështje janë paraprake, një cilësimi i shkeljes së rëndë e jo të rëndomtë të Kushtetutës nga Gjykata Kushtetuese dhe dy, po qesë Kuvendi me shumicë të kualifikuar do të votonte për shkarkimin e Presidentit. Madje edhe po të ndodhte situata e parë e dyta mbase do të dështonte sepse nuk besohet që së paku deputetet e PDK- së të votonin për shkarkimin e Presidentit" ka thënë profesor Smaka.

Sipas tij, përveç kësaj mund të llogaritej se edhe ndonjë grup parlamentar t'i bashkohej refuzimit të shkarkimit të Presidentit.

"Në konstelacionin e relacioneve politike aktuale nuk besoj se do të mund të shkarkohej Presidenti Thaçi" është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Riza Smaka.

Bytyçi: Që Hashim Thaçi të largohet nga posti i kryetarit të shtetit duhen ndryshime më të thella politike në Kosovë

Kurse profesor Enver Bytyçi, ka thënë pas tre-katër ditësh, sipas njoftimit fillestar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të komunikojë vendimin e saj për vlefshmërinë juridike ose jo të dekretit të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Image
Enver Bytyçi

 “E kam përsëritur vazhdimisht domosdoshmërinë që kjo gjykatë të hedhë poshtë si antikushtetues këtë dekret. Kjo do t’i shërbente stabilitetit, paqes dhe harmonisë civile në Kosovë. Sepse vetëm sovrani është autoritet i pakontestueshëm për t’i dhënë fund krizës dhe një konflikti, çfarë është ndodh në Prishtinën politike. Por a duhet ta japë presidenti dorëheqjen, nëse atij i refuzohet vlefshmëria kushtetuese e dekretit të tij për nominimin e Avdullah Hotit si kryeministër? Juridikisht nuk ka ndonjë obligim për ta detyruar atë që të japë dorëheqjen. Por edhe praktikisht Hashim Thaçi nuk është nga ana që aq lehtë e lëshon pozicionin e presidentit, pavarësisht deklaratës së tij se nëse dështon do ta bëjë këtë akt”, ka thënë profesor Bytyçi.

Sipas tij, Hashim Thaçi ka pasur raste flagrante të shkeljeve kushtetuese, për të cilat ose duhej dorëhequr, ose duhej shkarkuar.

“Thaçi ka shkelë nenin 2 pika 2 të Kushtetutës sa herë ka deklaruar se është i përkushtuar për ndryshimin e kufijve dhe cenimin e territorit të Kosovës. Kjo është e dokumentuar me zë dhe me figurë në konferenca shtypi, si dhe në takime ndërkombëtare. Videoja e samitit të Alpach të Austrisë e gushtit 2018 është bërë virale dhe shërben si dokument e dëshmi e qartë e shkeljes kushtetuese të presidentit të republikës. Por askush nuk ia kërkoi atij këtë dorëheqje dhe askush, përfshirë edhe Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn, nuk ndërmori ndonjë proces për shkarkimin e tij. E përmend këtë fakt për të konstatuar se dorëheqja e Hashim Thaçit është thjesht një lojë e tij. Dhe se politika në Prishtinë nuk ka aftësi e fuqi ta realizojë ndonjë proces për shkarkimin e tij. Sa kohë që në partitë e Kosovës e bëjnë ligjin bashkëpunëtorët e zotit Thaçi, ky i fundit jo vetëm nuk shkarkohet, por ka gjasa të rizgjidhet vitin e ardhshëm për një mandat të dytë. Ai tallet me skenën politike të Kosovës. Tallet edhe me qytetarët e vendit, duke dhunuar vullnetin e tyre sovran. Jo më të dorë hiqet, apo të shkarkohet”, ka thënë profesor Bytyçi.

Ai ka deklaruar  se, që Hashim Thaçi të largohet nga posti i kryetarit të shtetit duhen ndryshime më të thella politike në Kosovë.

“Partitë politike parlamentare duhet të drejtohen nga figura të reja politike, të cilët krijojnë një frymë dhe ndërmarrin aksione të reja politike, përfshirë dhe aksionin e shkarkimit të Hashim Thaçi. Që të ndodh kjo, ka nevojë që vetë Partia Demokratike, e krijuar nga zoti Thaçi, të përfshihet në këtë frymë të re dhe test i saj të jetë qëndrimi ndaj presidentit të sotëm. Ai duhej ndëshkuar me kohë dhe jo t’i lihej hapësirë që duke shfrytëzuar postin më të lartë të shtetit të angazhohej pa pengesa juridike e politike për të realizuar planet serbe e ruse për ndarjen e Kosovës dhe destabilizimin e gjithë rajonit. Se qëndrimet e Thaçit vijnë në kundërshtim me frymën dhe kohezionin e paqes e të sigurisë në rajon, këtë e kanë vërtetuar kundërshtitë e presidentit të Maqedonisë së Veriut dhe atij të Malit të Zi për projektin Thaçi-Rama-Vuçiq të ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë profesor Bytyçi.

Sipas tij, rrëzimi ose mos rrëzimi i dekretit të tij për një qeveri të re pa shkuar në zgjedhje është hiçgjë në krahasim me shkeljet e mëparshme kushtetuese të tij, pa përmendur takimet dhe bisedimet e fshehta, pa dijeninë e institucioneve të tjera të vendit, me presidentin e Serbisë.

“Hashim Thaçi ka shkelur kushtetutën dhe vijon ta shkelë atë sa kohë që nuk përfill vendimin e kësaj gjykate për të lënë kryesimin e delegacionit të bisedimeve Prishtinë-Beograd. Dihet se ka një vendim të GJK, me të cilin bëhet me dije se është kryeministri autoriteti kryesor që duhet të udhëheqë këto bisedime. E megjithatë Thaçi vazhdon të ushtrojë një detyrë në mënyrë anti-kushtetuese. Ndërkohë sot ai mburrej se “kurrë nuk e ka shkelur kushtetutën”, duke akuzuar kundërshtarin e saj politik Kurti për shkelje të saj”, ka thënë profesor Enver Bytyçi.

Mehazi:Thaçi do mbetet vetëm president kukull i Kosovës e asgjë tjetër

Kurse, njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka pohuar se nëse Gjykata Kushtetuese më 29 maj rrëzon dekretin për mandatatin e Qeverisë së re të Hotin, atëherë Presidentit Thaçit si mbetet gjë tjetër përveç që të jep dorëheqje të parevokueshme.

Image
Sulejman Mehazi

"Pas kësaj Thaçi do mbetet vetëm president kukull i Kosovës e asgjë tjetër. Andaj e vetmja forcë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në paqe, është të dekretojë mandate individësh për të formuar Qeveri e për asgjë tjetër, nëse Gjykata Kushtetuese ia mohon këtë forcë udhëheqëse Hashim Thaçit atëherë humb edhe këtë detyrë parësore presidenciale", ka thënë profesor Mehazi.

Ai tutje ka shtuar, se pas vendimit mohues të Gjykatës Kushtetuese, Thaçi bëhet president formal pa kurrfarë kompetencash shtetërore.

"Vendimi negativ i dekretit të Thaçit për madatar nga ana e Gjykatës Kushtetuese, Hashim Thaçit, lirisht mund të shkojë  në pension politik”, ka thënë njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat