Vjen paralajmërimi i ‘frikshëm’ nga Haziri: Situata mund të përshkallëzohet, përmend pasojat për Kosovën – cak i ‘sulmeve’ kjo parti politike! - Bota Sot
Vjen paralajmërimi i ‘frikshëm’ nga Haziri: Situata mund të përshkallëzohet, përmend pasojat për Kosovën – cak i ‘sulmeve’ kjo parti politike!

Politika

Vjen paralajmërimi i ‘frikshëm’ nga Haziri: Situata mund të përshkallëzohet, përmend pasojat për Kosovën – cak i ‘sulmeve’ kjo parti politike!

Nga: N. H Më: 27 maj 2020 Në ora: 21:22
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa në një takim

Edhe analisti politik, Nexhat Haziri, ka shfaqur parashikimin e tij rreth vendimit final që do të sjellë Gjykata Kushtetueses për emrin e mandatarit.

Haziri fillimisht shprehet se kjo është një javë vendimtare me plotë të panjohura të mëdha sa i përket situatës politike edhe ashtu të tensionuar para shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentin Thaçi për mandatarin e ri, dhe kundërshtimit të këtij dekreti nga Lëvizja Vetëvendosje e cila udhëheq qeverinë në detyrë pas mocionit të 25 marsit ndaj Qeverisë “Kurti”.

Image
Nexhat Haziri

“Frika se mund të përshkallëzohet situate politike dhe e sigurisë si pasojë e kundërshtimit të këtij vendimi, sidomos nga LVV-ja nëse nuk i përmbush pritjet e tyre, ka ngjallur shqetësim jo vetëm tek qytetarët e vendit por edhe të faktori ndërkombëtar i cili po apelon i se pavarësisht vendimit që do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës për rastin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi, është në interesin e republikës së Kosovës që si një demokraci e re parlamentare ta kalojë një ndryshim të tillë në mënyrë të qetë dhe paqësore, pa retorikë ekstreme dhe pa kërcënime për dhunë”, ka thënë Haziri.

Tutje, ai potencon se shenjat e para për eskalim të situatës vijnë nga deklaratat zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët haptazi pohojnë se nuk do të pranojnë vendimin e Kushtetueses, nëse nuk është në përputhje me pritjet e tyre për të shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme.

“Duke e pasur parasysh historikun e Vetëvendosjes dhe protestave të dhunshme të cilat i ka organizuar edhe më parë si mjet politik për arritjen e qëllimeve të saja për pushtet, pres që VV-ja sërish që vendimin e Kushtetueses nëse nuk është në favorin e tyre, ta kundërshtoj me protesta të dhunshme, kostoja e së cilave do të jetë shumë e shtrenjtë për Kosovën pasi vendi do të marrë një goditje shumë të rëndë në rrafshin e brendshëm më një destabilitet politik dhe të sigurisë, dhe po ashtu në rrafshin ndërkombëtar me një imazh negativ që për pasojë do të ketë rënien e kredibilitetit para partnerëve tanë ndërkombëtar dhe investitorëve të mundshëm në vendin tonë si një vend i pasigurt për investime me çka do të goditët po ashtu rëndë ekonomia dhe zhvillimi i vendit tonë, dhe do të krijojnë një alibi për Serbinë që ta vazhdoj propagandën kundër Kosovës duke e paraqitur si një shtet të dështuar”, ka potencuar ai.

Krejt në fund, njohësi i çështjeve politike, thekson se në rast të protestave viktima e sulmeve kryesore do të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Gjithashtu më duhet ta them se në rast të protestave të dhunshme, viktima të saja mund të jenë LDK-ja dhe mediat si një cak i lehtë për tu sulmuar dhe përmes këtyre sulmeve të frikësohen edhe qytetarët. Pra, krejt në fund kujtoj se vendi po futet në një periudhë më të panjohura të mëdha të cilat mund ta defunksionalizojnë shtetin për një periudhë të gjatë”, ka përfunduar analisti politik, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, një paralajmërim ka ardhur në këto momente edhe nga nënkryetarja e Kuvendit, Arbëri Nagavci, e cila tha se nëse Gjykata Kushtetuese del me vendim të padrejtë, më s’bëhet fjalë për protesta me 5 mijë vetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat