A do ta zgjidhë krizën politike vendimi i Gjykatës Kushtetuese? - Bota Sot
A do ta zgjidhë krizën politike vendimi i Gjykatës Kushtetuese?

Politika

A do ta zgjidhë krizën politike vendimi i Gjykatës Kushtetuese?

Nga: G.B Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:07
Gjykata Kushtetuese

Nesër Gjykata Kushtetuese do të shpallë vendimin për dekretin e presidentit për mandatarin për formimin e Qeverisë Hoti.

Deri tash ka pasur mjaft mendime e diskutime lidhur me këtë.

Juristi Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se Gjykata e sqaron Kushtetutën.

Image
Blerim Burjani

"Kjo gjykatë vetëm sqaron Kushtetutën apo vetëm interpreton drejt, kur ka dilema apo ka paqartësi të mos kuptuarit të drejt apo zënkave në këtë rast të partive. Kushtetuta është akt juridik dhe politik, partitë në Kosovë pushtetin e shohim mbi shtetin dhe mbi shëndetin, kjo e vështirëson këtë çështje, duke pas shpresë në të për të iu siguruar atyre kënaqësinë dhe të drejtën për të arritur tek privilegjet e popullit në këtë rast te asetet publike apo paraja publike dhe postet e rëndon dhe e politizon punën e kësaj gjykate", është shprehur ai.

Sipas tij, vendimi do ta zgjidhë situatën e krijuar në vend, derisa shton se ajo po përdoret nga partitë për zënkat e tyre që i kanë, duke i shtuar kështu presion asaj.

"Kjo është një gjykatë që merret me mbrojtjen e Kushtetutës, mendoj se do të zgjidhë situatën e krijuar politike në vend, fatkeqësisht kjo gjykatë u kthyen në një organizatë konsultative të partive që kanë zënka për pushtet dhe i shtojnë asaj presion të panevojshëm dhe aspak të dobishëm. Gjykata ka pasur dilema rreth qëndrimit se si do të formulojë një aktgjykim të tillë sqarues, madje ka nxjerrë afat për përgjigje, një lloj kalkulimi jo i pranueshëm për këtë gjykatë", ka deklaruar Blerim Burjani për "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat