Akuzat e Hashim Thaçit, Elezaj: Ky njeri është dashur moti të përfundonte në burg - Bota Sot
Akuzat e Hashim Thaçit, Elezaj: Ky njeri është dashur moti të përfundonte në burg

Politika

Akuzat e Hashim Thaçit, Elezaj: Ky njeri është dashur moti të përfundonte në burg

Nga: A.M. Më: 28 maj 2020 Në ora: 16:54
Hashim Thaçi

Publicisti Rexhep Elezaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se fjalori politik dhe akuzat e ndërsjella midis opozitës dhe pozitës, jo vetëm se kanë ndryshuar, por ato kanë eskaluar tej mase.

“Lirisht mund të them së kohëve të fundit, fjalori politik dhe akuzat e ndërsjella midis opozitës dhe pozitës, jo vetëm se kanë ndryshuar, por ato kanë eskaluar tej mase për së mbrapshti, sidomos këtu veçohet vokabulari i ultë politik i presidentit Hashim Thaçi ndaj kryeministrit në detyrë, z. Albin Kurtit. Pra, diskursi politik në vend nuk ka ndryshuar fare, por vetëm se ai ka vazhduar me ashpërsinë dhe paturpësinë e tij, duke e kthyer skenën politike në Kosovë në një Cirk të predominuar nga armiqësia, hasmëria, urrejtjet, përçarjet si dhe lufta e paskrupulltë për pushtet midis subjekteve politike, të cilat shkojnë aq larg në akuza të ndërsjella, saqë ta kujtojnë kohën e inkvinkvizionit spanjoll kundër heretikëve fetar, të cilëve politikanët tanë u ngjajnë pikë për pikë..!?”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ka thënë se bën akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pa fakte.

“Nuk më ka rastis në jetën time që në vendet ku kam jetuar të kem dëgjuar një fjalor kaq të ultë politik midis partive si dhe politikanëve tanë në pushtet, të këtillë çfarë këta e përdorin ndaj njëri tjetrit, dhe ky diskurs linçues i cili e ka ngujuar me kaq agresivitet logjikën dhe mënyrën e të menduarit politik tek politikbërësit shqiptar pa dallim, është pa dyshim, kanceri më i rrezikshëm i cili e ka penguar shtet-bërjen dhe zhvillimkn e Kosovës, sidomos që nga pas mbarimi I luftës e deri më sot..!?

Më thuani, në cilin vend të botës keni dëgjuar dhe parë, ku presidenti akuzon një parti politike dhe legitime në shtetin të cilin ai e drejton, për terrorizëm dhe të cilën ai e quan „grup Kriminal“, sikur që bën Hashim Thaçi nga posti i presidentit të Kosovës ndaj LVV-je..!?

Ku keni dëgjuar apo lexuar që një President i shtetit, e akuzon krejtësisht pa fakte një parti politike, pra LVV-je si „organizatë terrorise“, e cila duhet të „japë përgjegjësi para drejtësisë“, për shkakun e vetëm që në zgjedhjet e fundit populli e ka votuar më së shumti, pra e cila ka dalë fituese e zgjedhjeve, për ta akuzuar pastaj për terrorizëm..!?”, ka potencuar Elezaj për “Bota sot”

Për më tepër, ai ka përmendur edhe akuzat  e Thaçit ndaj  Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën, se na qenkan kreatorët dhe udhëheqësit e organizatës kriminale “Syri i popullit”|.

“Ku dhe kush nga ju keni përjetuar, që presidenti i një vendi t‘i kërcënon qytetarët e vet, vetëm pse ata protestojnë, duke i quajtur „grupe Kriminale“ dhe „fashiste“, madje duke i marrë në shënjestër nga kulmet e ndërtesave të institucioneve shtetërore nga dhjetëra snajperistë, duke i ndërsyer me fjalë kërcënuese; „ejani brenda nëse guxon, por me siguri së nuk do t’iu presim me kafe..“, si dhe shumë akuza tjera plotësisht të rreme dhe të shpifura, sikur ajo, kur akuzoi Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën, se na qenkan kreatorët dhe udhëheqësit e organizatës kriminale, „Syri i popullit“, madje duke shkuar aq larg saqë ka ngritur edhe aktakuzë kundër dy liderëve të LVV-je që i cekëm më lartë pranë gjykatës themelore në Prishtinë..!?”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Në fund, Elezaj ka deklaruar se ky njeri është dashur moti të përfundonte, së paku në burg shtëpiak.

“Aq të shumta dhe banale janë sharjet dhe fyerjet që presidenti Thaçi ua ka bërë partive politike kundërshtare, sa që nuk mund të përfshihen në një artikull gazete, duke filluar nga takimi i Rambujesë ndaj LDK-së dhe presidentit Ibrahim Rugova e deri tek këto të fundit ndaj liderit të LVV-je, z. Albin Kurti, saqë KY njeri është dashur moti të përfundonte, së paku në burg shtëpiak..!?

Por, ja se në Kosovën tonë të pas luftës, në vend së ajo të lulëzoj, përparojë, ecë përpara drejt integrimeve evropiane, të zhvillohet ekonomikisht dhe të bëhet shtet i denjë për gjithë qytetarët për të jetuar mirë dhe të sigurt në të, ajo u shndërrua në oazë të Krimi ekonomik, korrupsionit, hajnisë, nepotizmit dhe çka jo tjetër, duke e sjellur atë para zhbërjes së pavarësisë së saj si dhe në shkopin e lypsarit para botës..!?”, ka përfunduar Elezaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat