“Thaçi kërcënoi gjykatësit, do ju marr me vete”

Politika

“Thaçi kërcënoi gjykatësit, do ju marr me vete”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 28 maj 2020 Në ora: 19:26
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë televizive duke folur rreth një vendimi të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese tha se është në gjendje edhe të jap dorëheqje nëse ai ka shkelur Kushtetuesen.

Kjo deklaratë e tij u komentua në mënyra të ndryshme, derisa u tha se pas kësaj deklarate mund të fshihet diçka tjetër, e për të tjerët një dorëheqje e Presidentit Thaçi është e pamundur.

Maxharraj: Thaçi e din se vendimi i Kushtetutës është në favorin e tij

Kështu profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Binak Maxharraj thotë se Presidenti Thaçi e di mirë se Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të tij, pasi gati të gjithë gjykatësit janë emëruar nga PAN-i.

Image
Binak Maxharraj

“Është artificialisht nervoz, është në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese lidhur më vendimin për mandatimin antikushtetues të Avdullah Hotit për kryeministër. Ai e dinë fortë mirë se verdikti i Gjykatës do të jetë në favor të tij, sepse Gjykata Kushtetuese nuk sjell vendime kushtetuese por vendime politike, kur dihet se gati të gjithë gjykatësit i ka emëruar PAN-i. Më 2014 kjo gjykatë tha se qeverinë e formon vetëm partia fituese, tash ka me ja dredhë ndryshe jashtëligjshëm dhe antikushtetues duke e mandatuar kryeministrin nga parti që nuk është fituese e zgjedhjeve. Pra,Gjykata Kushtetuese punon me dy kutë,e jo me kushtetutë, bile as qe e mbron se çka thotë kushtetuta por se çka thotë huta”, thotë Maxharraj.

Pas deklaratës së presidentit se mund të jap dorëheqje, Maxharraj thotë se Kushtetuesja askujt nuk i kërkon të jap dorëheqje, por ajo dorëheqja bëhet moralisht.

“Por, megjithatë këto ditë Hashim Thaçi po shtihavet se nëse verdikti i Gjykatës Kushtetuese e rrëzon mandatimin e tij Avdullah Hotin, ai ka bërë shkelje të Kushtetutës dhe manipuloi me opinionin dhe me vetveten se nëse ndodhë diçka e këtillë do të jep dorëheqje nëse ia kërkon gjykata. Por gjykata për askënd nuk kërkon dorëheqje, s’ka kërkuar as për Fatmir Sejdiun e as për Behgjet Pacollin, por morali i tyre bëri që ata të dorëhiqen si shkelës të Kushtetutës. Kësaj radhe nuk do të ndodhë asgjë, dorëheqja e Thaçit nëse nuk dekretohet Avdeullh Hoti është vetëm një blof, një mashtrim për opinion. Duke e njohur natyrën e Hashim Thaçit i cili është në pushtet që 20 vjet, është mishëruar në pushtet, i ndërron pozitat nga njëra në tjetrën. Kjo do të thotë se Hashim Thaçi nuk mund të jetoj pa pushtet”, vlerëson ai.

Maxharraj thotë më tutje se ‘Hashim Thaçi më parë do të vetëvritet se sa të jep dorëheqje’.

“Kjo është egoja e tij. Kujtojmë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë nuk e ka përjashtuar dorëheqjen në rast se Gjykata Kushtetuese e shpall antikushtetues vendimin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të vendit”, vlerëson ai.

Thaçi kërcënoi gjykatësit

Poashtu edhe analisti politik, Faton Mehmeti thotë se deklarata e presidentit për dorëheqje është kërcënim ndaj gjykatësve që të votojnë në favor të tij.

Image
Faton Mehmeti

“Dorëheqja është akt moral të cilën e bëjnë njerëzit që kanë dinjitet, dhe nuk e kanë të lidhur fatin e tyre me pozitën, në rastin e Thaçit asnjëra nuk janë pjesë e identitetit të tij. Prandaj, deklarata e tij për dorëheqje është kërcenim direkt ndaj gjykatësve që të votojnë në favor të tij, ndryshe se " do u marr bashkë me vete", vlerëson Mehmeti.

Ai thotë më tutje se Presidenti Thaçi tani ka vetëm një qëllim, të shpëtoj nga ndjeket e drejtësisë dhe këtë mund ta bëj vetëm në një mënyrë.

“Fati i Thaçit është i lidhur me Serbinë”

“Thaçi ka një mision: të shpëtoj nga ndjekjet e drejtësisë, këtë mund ta bëjë vetëm duke bërë ujdi me Serbinë. Fati i tij është i lidhur me Serbinë, dhe pa një marrëveshje në favor të Serbisë Thaçin e pret burgu. Hashim Thaҫi ndodhet ne gjendjen më kritike jetësore, por së pari duhet të fitoje në Gjykatën Kushtetuese, pastaj të krijojë një qeveri në favor të tij; dhe përfundimisht të nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë, nga ku fiton amnisti. Vetëm atëherë mund të ik nga politika, jo se do vet por se fundi i tij po vjen. Fati i tij është i lidhur me Serbinë”, vlerëson Mehmeti.

Kështu, në një intervistë televizive, Presidenti Thaçi i pyetur se a do të jap dorëheqje nëse Gjykata Kushtetuese vendosë se është bërë shkelje me dorëzimin e dekretit, ai tha se ky është një çmim të cilin ai është i gatshëm ta paguaj.

“Nuk e di çfarë vendimi do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese, nuk i di opinionet e tyre, ata duhet t’i lëmë të qetë, por nëse duhet me pagua çmim presidenti i vendit vetëm që vendi të ecë përpara”, theksoi presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat