A do të jep dorëheqje Thaçi nëse Gjykata Kushtetuese vendos kundër Qeverisë Hoti?! - Bota Sot
A do të jep dorëheqje Thaçi nëse Gjykata Kushtetuese vendos kundër Qeverisë Hoti?!

Politika

A do të jep dorëheqje Thaçi nëse Gjykata Kushtetuese vendos kundër Qeverisë Hoti?!

M.H Nga M.H Më 28 maj 2020 Në ora: 21:16
Hashim Thaçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Nesër është data që Gjykata Kushtetuese do të shpallë vendimin për dekretin e presidentit për mandatarin për formimin e Qeverisë Hoti.

Se çfarë do të jetë vendimi i Gjykatës është diskutuar më shumë dhe janë jepur mendime të ndryshme të cilat do të mund të merren.

Mirëpo Dr.Prof. Binak Maxharraj u shpreh për “Bota sot”, që një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do ta detyronte që Thaçi të jepte dorëheqje dhe kështu Kosova do të lirohej nga të këqijat që ai solli vendit.

Image
Binak Maxharraj

“Data 29.5.2020, konsiderohet një ndër datat me te rëndësishme për vendin në këto vitet e fudnit,sepse një vendim i drejtë i sajë i bazuar(jo ne lojra politike)por decitivishtë i bazuar në kushtetutë do ta shpetonte vendin, nga ngerçi politik,do te sillte një kurs tjetër politikë në jetën politike te vendit.Nga ky vendim i drejtë i Gjykates Kushtetuese, i bazuar në Kushtetutë, do ta detyronte Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin të jepte dorëheqje si shkelës i Kushtetutës duke i mandatuar joligjërisht Avdullah Hotin për kryeministër. Dobia do të ishte e shumëfishët, sepse do të dorëheqej nga Presidenca. Njeriu i cili për vite i solli të këqija dhe e mbështolli jetën politike në atë masë sa që ajo gati të paralizohet, por edhe duke sjellë imazh të keq për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, përfundoi Maxharra, për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat