Kërkesë për Presidentin Thaҫi: Jep dorëheqje morale si Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli

Politika

Kërkesë për Presidentin Thaҫi: Jep dorëheqje morale si Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli

Nga: H.O. Më: 28 maj 2020 Në ora: 21:23
Hashim Thaci

Pas deklaratës së presidentit se mund të jap dorëheqje, profesori Binak Maxharraj thotë se Kushtetuesja askujt nuk i kërkon të jap dorëheqje, por ajo dorëheqja bëhet moralisht.

“Por, megjithatë këto ditë Hashim Thaçi po shtihavet se nëse verdikti i Gjykatës Kushtetuese e rrëzon mandatimin e tij Avdullah Hotin, ai ka bërë shkelje të Kushtetutës dhe manipuloi me opinionin dhe me vetveten se nëse ndodhë diçka e këtillë do të jep dorëheqje nëse ia kërkon gjykata. Por gjykata për askënd nuk kërkon dorëheqje, s’ka kërkuar as për Fatmir Sejdiun e as për Behgjet Pacollin, por morali i tyre bëri që ata të dorëhiqen si shkelës të Kushtetutës. Kësaj radhe nuk do të ndodhë asgjë, dorëheqja e Thaçit nëse nuk dekretohet Avdeullh Hoti është vetëm një blof, një mashtrim për opinion. Duke e njohur natyrën e Hashim Thaçit i cili është në pushtet që 20 vjet, është mishëruar në pushtet, i ndërron pozitat nga njëra në tjetrën. Kjo do të thotë se Hashim Thaçi nuk mund të jetoj pa pushtet”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat