E turpshme: Rakiq mund të bëhet zëvendëskryeministër, por Thaҫin nuk e njeh për President - Bota Sot
E turpshme: Rakiq mund të bëhet zëvendëskryeministër, por Thaҫin nuk e njeh për President

Politika

E turpshme: Rakiq mund të bëhet zëvendëskryeministër, por Thaҫin nuk e njeh për President

Nga: H.O. Më: 29 maj 2020 Në ora: 17:37
Goran Rakiq

Rreth një muaj më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi kishte ftuar në takim të gjitha partitë politike.  E një takim e kishte zhvilluar edhe me përfaqësues të Listës Serbe.

Në këtë takim, Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, gjatë fjalimit të tij në takimin e grupeve parlamentare me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, nuk i është drejtuar këtij të fundit me fjalën president.

Në momentin kur presidenti Thaçi ia dha fjalën për të shprehur qëndrimin e tij lidhur me formimin e qeverisë së re ose shkuarjes në zgjedhje të reja, Goran Rakiq nuk e ka përshëndetur këtë të fundit me fjalën president sikurse kanë bërë pjesëmarrësit tjerë të partive parlamentare në takim.

“Dua të përkujtoj se Serbia nuk është vend armik dhe i askujt dhe dëshiron bashkëpunim me të gjithë. Sa i përket qëndrimit të Listës Serbe, ne do të jemi konstruktivë. Ne nuk jemi për zgjedhje të reja gjatë pandemisë me COVID-19 dhe mendoj se duhet të qëndrojmë së bashku në këtë luftë kundër virusit pasi na presin momente shumë të vështira ekonomike. Përsëris, nuk jemi për zgjedhje të reja dhe do të jemi konstruktivë dhe do të marrim pjesë në mbështetjen e institucioneve”, kishte thënë Rakiq./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat