Pse po hesht Vjosa Osmani?

Politika

Pse po hesht Vjosa Osmani?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 maj 2020 Në ora: 19:25
Vjosa Osmani

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi, pothuajse të gjithë akterët kryesorë në vend reaguan; përveç kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Deri tani ende nuk ka reagim nga zonja Osmani, e cila divergjencat e saj me partinë që i takon LDK i ka shfaqur kohët e fundit. Aq të thella kanë qenë dallimet, sa edhe është përfolur për ndonjë largim të saj të mundshëm nga LDK.

Ndonëse Vjosa një gjë të tillë nuk e ka pohuar, megjithatë në pikëpyetje se si do të veprojë ajo pas vendimit të Gjykatës.

Ekziston mundësia reale që Vjosa të largohet nga pozita e saj si kryetare e Kuvendit, diçka që edhe mund të ndodh, marr shkas nga qëndrimet e saja se nuk i thej parimet, pasi votat i kemi marruar për marrëveshje me VV, jo me ish partitë e Pan”. Nisur nga kjo mund të themi se ekziston mundësia reale që Vjosa të largohet nga pozita e kryetares së Kuvendit, apo edhe mund të vazhdojë të qëndroj. Gjithçka mbetet në dëshirën e saj, por edhe në disponimin e VV, e cila edhe mund të vendos të largojë Vjosën, së paku të hedh në votim.

Megjithëse, marr parasysh deklaratat e fundit të VV, ata nuk do e largojnë Vjosën. Kështu që e gjitha varet nga vullneti dhe disponimi i zonjës Osmani.

Mbete të shihet ,kur Vjosa kur do të thyej heshtjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat