Skenari me qeverinë Hoti

Politika

Skenari me qeverinë Hoti

Nga: D.RR Më: 30 maj 2020 Në ora: 21:05
Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti

Gjykata Kushtetuese dha dritë të gjelbër për formimin e qeverisë Hoti, ndonëse kishte presion nga Vetëvendosja dhe Shoqëria Civile përmes protestave. Të tilla janë paralajmëruar edhe në ditët në vijim.

Njohësi i çështjeve politike, prof. Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se verdikti i Gjykatës Kushtetuese ndaloi rrugën popullore të ndryshimeve politike të Qeverisë së Kurtit dhe përkrahu dëshirat dhe interesat politike të Mustafës e Thaçit.

Ai mendon se qeveria Hoti do të jetë qeveri e dialogut me Serbinë.

“Verdikti Kushtetues ndaloi rrugën popullore të ndryshimeve politike të Qeverisë së Kurtit dhe përkrahu dëshirat dhe interesat politike të Isës dhe Thaçit për Qeverinë e Hotit, mohoi tërësinë territoriale të Kosovës e përkrahu shkëmbime territoresh me Serbinë. Kushtetuesja e Kosovës la mënjanë ndershmërinë politike të Kurtit e Vjosës duke përkrahur pandershmërinë politike të kriminalizuar 20 vjeçare të Thaçit e Isës. Pra, sipas gjithë asaj që shihet e vërehet mund të thuhet se Qeveria e re e Hotit do jetë qeveri e dialogut me Serbinë. Qeveri e marrëveshjes së fshehtë të Thaçit me Vuçiqin për shkëmbime territoresh”, tha Mehazi.

Image
Prof. Sulejman Mehazi

Ai thekson se kjo qeveri është e porositur, teksa thotë se qeveritë e porositura nuk janë afatgjate. Sipas tij, posa të arrihet marrëveshja me Serbinë, vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Qeveri e porositur sipas dëshirave serbe e të diplomateve të huaj amerikan e evropian. Koha e veprimit politike e Qeverisë së Hotit do jetë qeveri e marrëveshjeve dialoguese politike të Kosovës me Serbinë, dhe kaq. Pas kësaj do ketë Zgjedhje të reja Parlamentare. Qeveritë e porositura nga jashtë kurrë nuk janë afatgjate, por të përkohshme sikur që do jetë Qeveria e Hotit. Hoti me Qeverinë e tij do jetë shërbyese e Grenellit e Lajçakut e kurrsesi e shërbyese e popullit të Kosovës, prandaj detyrimisht e ka kohën e caktuar deri në marrëveshjen e Kosovës me Serbinë dhe fund. Lirisht mund të themi se Qeveria e Hotit do jetë Qeverie e marrëveshjes me Serbinë sesa Qeveria e Kosovës”, u shpreh Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat