Ky është qëllimi i peticionit të VV-së

Politika

Ky është qëllimi i peticionit të VV-së

Nga: A.SH Më: 30 maj 2020 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Vendimi i Gjykatës Kushtetues tashmë dihet. Nga LVV ky vendim është i papranushëm.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se do ta nisim një peticion online sepse sipas tyre e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.

Lidhur me këtë analisti Faton Mehemti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, VV këtë peticion po e përdor si matës për t’i parapirë një proteste madhështore.

“Realisht s’më duket zgjidhje peticioni, duke mos pasur efekt ligjor peticioni si formë në rastin konkret me duket jo i duhur. Me pericionin VV synon të kuptojë se sa ka mbështetje, pra sa ka njerëz të gatshëm për të protestuar. Nese peticioni ka mbështetje të madhe atëherë VV do thërras protestën. Faktikisht Vetëvendosje synon të bëjë një proteste madhështore, duke mos qenë e bindur se do ndodh kjo, peticionin e përdor si matës”, shprehet Mehmeti.

Ai gjithashtu thotë se, kërkesa e VV-së për zgjedhje është e kuptushme sepse është partia e parë dhe ka besim në fitore.

“Në anën tjetër kërkesa për zgjedhje nga Vetëvendosje është i kuptueshëm, pasi është partia e parë dhe ka besim se do të fitojë.
Kosova, në verë do të përjetojë " pranverën arabe" me VV që po paralajmëron një gjë të tillë. Peticioni është hapi i parë në këtë drejtim, për të vazhduar me protesta dhe forma tjera”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat