Nga LDK flasin për prioritetet e qeverisë së re, ja çfarë thonë për zgjedhjet nëse do të mbaheshin në këtë kohë

Politika

Nga LDK flasin për prioritetet e qeverisë së re, ja çfarë thonë për zgjedhjet nëse do të mbaheshin në këtë kohë

Nga: N. H Më: 31 maj 2020 Në ora: 23:06
LDK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se rimëkëmbja ekonomike, rindërtimi imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, sundimi i ligjit, do të jenë një nga prioritetet kryesore të qeverisë së re.

Sipas deputetes së LDK-së, sfidat që do t’i ketë përballë qeveria Hoti, nuk do jetë fare të lehta.

“Rimëkëmbja ekonomike, rindërtimi imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, sundimi i ligjit, problemet në shëndetësi e arsim, problemet në fushën e politikave sociale, mendoj që do jenë çështjet e para me të cilat kjo qeveri duhet të përballet, pavarësisht që nuk do jetë fare e lehtë”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Kurse, e pyetur se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e reja në këtë kohë, a do ta kishte rezultate të mira partia e Isa Mustafës, deputetja e LDK-së është shprehur se partia e saj është ringritur edhe më fuqishëm.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka traditë 30 vjeçare dhe sa herë që oponentët politikë të LDK-së e kanë menduar dhe janë ndjerë optimistë për fundin e LDK-së, LDK është ringritur edhe më fuqishëm”.

Kujtojmë se i mandatuari i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se veprimet e fundit të qeverisë në detyrë të Kosovës “nuk e ndihmojnë vendin, por e vënë atë në kurth”.

Reagimi i tij vjen pasi qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti të shtunën në mbrëmje zgjeroi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

"Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke", ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat