“Qeveria e Hotit nën ombrellën e Listës serbe”

Politika

“Qeveria e Hotit nën ombrellën e Listës serbe”

Nga: D.B. Më: 1 qershor 2020 Në ora: 14:33
Avdullah Hoti

Pas Zgjedhjeve Parlamentare të 6 tetorit Isa Mustafës iu deshtë pesë muaj kohë marrëveshje për formimin e Qeverisë së Kurtit, kurse tani pas pro dekretit të Thaçit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, Isa Mustafa, me vrap pa kaluar një javë shpejton ta formojë Qeverinë e re të Hotit, dhe atë, pa farë marrëveshje koalicionuese me AAK, NISMA-n e sidomos me Listën serbe.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se gjatë bisedave koalicionuese me Kurtin, zotëriu i LDK-së Isa Mustafa, kërkonte që kryetari i Republikës së Kosovës të jetë nga LDK-ja, kurse tani për Qeverinë e Hotit as një fjalë se kujt do i takonte Kryetari i shtetit.

Image
Sulejman Mehazi

“Të qartë se kemi edhe marrëveshjen koalicionuese me Listën serbe, se, çfarë kushtëzime i ka dhënë Isës, Komandanti i krimeve të pafundme serbe ndaj shqiptarëve në Zonën Operative të Leposaviqit, Goran Raķiq, mos ndoshta Isa Mustafa është pajtuar me Rakiqin që Mitrovica e Veriut t'i bashkohet Serbisë. Sipas numrave të deputetëve shihet se ekzistenca e Qeverisë së Hotit varet nga nacionalisti i përbetuar serb Rakiq, nëse ai hiqet s'ka Qeveri të re, nëse rri atëherë Qeveria e Hotit do jetë nën hijen e Listës serbe të Vuçiqit dhe Thaçit për shkëmbime territoresh. Shkurt, Qeveria e Hotit do jetë nën ombrellën e Listës serbe”, është shprehu njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat