‘Zbulohet’ arsyeja pse Haxhi Shala nuk do ta votojë Qeverinë Hoti, analisti i njohur paralajmëron pazare tjera deri te mbajtja e seancës - Bota Sot
‘Zbulohet’ arsyeja pse Haxhi Shala nuk do ta votojë Qeverinë Hoti, analisti i njohur paralajmëron pazare tjera deri te mbajtja e seancës

Politika

‘Zbulohet’ arsyeja pse Haxhi Shala nuk do ta votojë Qeverinë Hoti, analisti i njohur paralajmëron pazare tjera deri te mbajtja e seancës

Nga: N. H Më: 1 qershor 2020 Në ora: 21:48
Fatmir Limaj dhe Isa Mustafa

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se nuk ka vendosur nëse do të votojë koalicionin e ri që pritet ta ndërtojë qeverinë.

Deputeti Shala ka thënë se ai nuk është konsultuar kur janë vendosur nënshkrimet për formimin e qeverisë.

Ai ka thënë se do të vendos nesër nëse do të votojë apo jo Qeverinë Hoti pas mbledhjes së kryesisë së NISMA Socialdemokrate.

E, analisti politik, Faton Mehmeti, duke e komentuar deklaratën e fundit të Shalës së NISMA-s, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se këto janë një paralajmërim për Fatmir Limajn, që mos të emërojë familjarë të tij.

Sipas Mehmetit, edhe deputeti Haxhi Shala është duke kërkuar një post ministror në ‘Qeverinë Hoti’.

Image
Faton Mehmeti

“Duket se tek NISMA ka përplasje për emrat e ministrave. Deklarimet e Haxhi Shalës se nuk e voton qeverinë Hoti, janë paralajmërim për Limajn që mos të emërojë familjar të tij. Shala kërkon post, duke ditur se qeveria e ardhshme ka nevojë edhe për një votë, Shala po e rrit pazarin”, ka thënë analisti politik, Faton Mehmeti.

Madje, analisti i njohur bën me dije se edhe në vazhdim priten edhe të tjerët të bëjnë veprime të tilla, ndërsa thekson se i mandatuari për kryeministër duhet të bëjë shumë pazare deri në mbajtjen e seancës për ditën e nesërme.

“Priten edhe të tjerët të bëjnë veprime të tilla, më pak fjalë Avdullah Hoti i duhet të bëjë shumë pazare deri në mbajtjen e seancës që të sigurojë votat”, është shprehur analisti politik, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se menjëherë, pasi Gjykata Kushtetuese shpalli aktgjykimin e plot, ku i jepet hapësirë Avdullah Hotit të votohet në Kuvend për Kryeministër, Lidhja Demokratike e Kosovës iu drejtua Kuvendit.

Këta i kërkuan parlamentit që të mbajnë seancën në ditën e mërkurë me fillim në orën 11:00.

Për këtë kërkesë shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, tha se u njoftuan të gjithë partnerët e koalicionit të ri qeverisës, dhe se marrëveshjet me ta pritet të publikohen nga kryeministri i ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat