Profesori i njohur: Qeveria Hoti, s’mund të jetë e proceseve të mëdha kur është Qeveri e Thaçit dhe jo e Kosovës

Politika

Profesori i njohur: Qeveria Hoti, s’mund të jetë e proceseve të mëdha kur është Qeveri e Thaçit dhe jo e Kosovës

Nga: A.SH Më: 1 qershor 2020 Në ora: 22:12
Avdullah Hoti

Pas aktgjykimin të plotë të Gjykatës Kushtetuese, ku i jepet hapësirë Avdullah Hotit të votohet në Kuvend për Kryeministër, Lidhja Demokratike e Kosovës iu drejtua Kuvendit të Kosovës.

Dhe, këtë të mërkurë pritet që të votohet Qeveria Hoti.

Kjo qeveri po zotohet se do të përfundoi proceset e mëdha të vendit.

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Qeveria e Hotit nuk mund të jetë Qeveri e proceseve të mëdha sepse ajo është qeveri e Hashim Thaçit.

“Qeveria e re e Hotit si mund të jetë Qeveri e proceseve të mëdha kur është qeveri e Thaçit e jo e Kosovës, qeveri e dëshirave të Isa Mustafës për të eliminuar Albin Kurtin e asgjë më shumë. Çfarë mund të presim prej një Qeverise me mentalitet të vjetruar njëzet vjeçare të cilët nuk kanë qenë të aftë të bëjnë edhe më të thjeshtën, liberalizimin e vizave e ku lëvizje të mëdha politike për vendin. Qeveria e Hoti do jetë afatshkurtë sa për t'i sherbyer Thaçit, Grenellit, Lajçekut e Vuçiqit, Jetëgjatësia e kësaj qeveria do jetë deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë ashtu si kërkon Thaçi e elita politike serbe për shkëmbime territoresh”, thotë Mehazi.

Profesor Mehzi, më tej shton se, kjo qeveri do të jetë shpatë me dy teha për Kosovën.

“Nëse mendojnë se procesi më i madh për Kosovën do jetë marrëveshja përfundimtare me Serbinë për ndarjen e Mitrovicës dhe pjesëve tjera serbe, ateherë kjo do jetë tradhti e rëndë dhe e pa falshme për këtë qeveri. Qeveria e Hotit do jete shpatë me dy teha për Kosoven gjatë dialogut me Serbinë, ose ta ruante tërësinë territoriale, ose të shkonte sipas planeve politike të Thaçit për ndarjen e Kosovës. Si duket Qeveria e Hotit do veprojë kundër popullit të Kosovës e pro planeve serbe të Vuçiqit e Daçiqit”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat