Analisti politik tregon se a do të votohet nesër Qeveria Hoti?

Politika

Analisti politik tregon se a do të votohet nesër Qeveria Hoti?

Nga: A.SH Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:53
Avdullah Hoti

Edhe nga Mbledhja e Kryesisisë së Kuvendit është vendosur që nesër të votohet Qeveria e re me kryeministër Avudllah Hotin.

Mirëpo ka polemika se kjo Qeveri nuk i ka numrat për forminin e saj.

Kurse në lidhje me këtë analisti politik, Ali Hertica për “Bota sot” ka komentuar forminin e qeverisë duke thënë se, kjo do të jetë qeveria me kabinetin më të madh qeverisës.

“Një koalicion kaq i madh, me një kabinet qeverisës po aq të madh, i pashmangshëm e bën Qeverinë joefikase, të pamenaxhueshme, subjekt të keqpërdorimeve dhe të cënueshme. Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti pa hezitim mund të konsiderohet si qeveri “gjigande” për shkak të numrit të madh të partive poltike e kryesisht të ministrave. Deri tani Kabineti Hoti përbëhet nga disa zëvendësministra. Deri tash në disa ministri janë publikuar emrat e ministrave mirëpo ka shumë ministri të cilat nuk i kanë vendosur emrat e tyre në faqet zyrtare”, thotë ai.

Ai shprehet se, Qeverinë e re do ta votojnë shumica parlamnetare.

“Shumica parlamentare e Kuvendit të Kosovës do të votojnë qeverinë e re të Kosovës të udhëhequr nga LDK-ja, partia e cilia grumbulloi vota në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në tetor. LDK kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm për të arritur koalicionin qeverisës me partitë minoritare që ishin humbëse të zgjedhjeve për të formuar qeverinë Hoti mbas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Por, procesi për marrëveshje drejtë zyrtarizimit të koalicionit nuk zgjati sepse ishin në përputhje e subjekteve të tyre rreth ndarjes së pozitave. Në séancën e radhës parlamentare do votohet qeveria Hoti e cila do jetë një qeveri e subjekteve minoritare të cilat nuk janë të profiliuzra në skenën poltike dhe të ketë një jetëgjatësi të shkurtër e jo siç mendohet”, thotë Hertica.

Ai beson se nesër do t’i jepet besimi Qeverisë Hoti, por jo besim i fuqishëm poltik sepse do ketë mangësi në gjitha fushat poltike dhe shtytjteve të proceseve përpara.

“Politika mund të përdoret për të shpjeguar politikën dhe performanca të arritura të përgjegjëshëme. Kosova është tezë e fokusuar në përmbajtje, proceset dhe efektetit të politikës së “më shumë ngjyra në rrugën saj ‘. Prishtina është gati për të hyrë në politikën e zjarrët. Efektet e politikës mund të bëhen duke treguar performancë dhe të ndikimit në shoqërinë demokratike. Nesër do japet një besim qevris Hoti por jo besim i plotfuqishem poltik sepse do ketë mangësi në gjitha fushat poltike dhe shtytjteve të proceseve perpara”, përfundon Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat