Lista “kukull” e LDK-së në Qeverinë Hoti

Politika

Lista “kukull” e LDK-së në Qeverinë Hoti

Nga: A.M. Më: 2 qershor 2020 Në ora: 21:39
Konferenca per media

Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Kryetari i kësaj partie dhe Kandidati për kryeministër Avduallah Hoti kanë publikuar listën e Zv/kryeministrit dhe të ministrave.

Në këtë listë këta janë zyrtarët e LDK-së që janë zgjedhur që të jenë pjesë  e Qeverisë së re të Kosovës.

Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike

Hikmete Bajrami, Ministre e Financave

Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës

Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes

Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë

Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës

Lidhur me këtë çështje, njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Mehemti e ka quajtur këtë listë e favorizimeve të atyre që janë kukulla të kryetarit Isa Mustafa.

“Lista e LDK është listë e favorizimeve të atyre që janë kukulla të kryetarit Isa Mustafa, ndërsa ata pak që kanë guxuar të shprehin mendim ndryshe janë eliminuar. Te kujtojmë se ministri me i suksesshëm në këtë qeveri aktuale ka qene Lumir Abdixhiku, i cili është eliminuar vetëm se ka pasur mendim ndryshe nga ai i kryetarit Mustafa. Pjese e kësaj liste janë njerëz nga të cilët nuk pritet shumë, përveç nënshtrimit të tyre ndaj kryetarit të partisë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Sa i përket listës së AAK-së, Mehemti është shprehur se emrat e përmendur për ministra janë njerëz që nuk premtojnë shumë

“Njësoj qëndron puna edhe tek AAK, pjesë e të cilës janë njerëz të dënuar nga gjykata për mashtrim. Nj qeveri me njerëz me probleme me ligjin nuk mund të sjellin drejtësi, dhe as besim tek institucionet. Edhe në AAK emrat e përmendur për ministra janë njerëz që nuk premtojnë shumë, përveç zhvatjes të parasë publike. Meliza Haradinaj, kandidatja për ministre të jashtme, është e dënuar me 8 muaj burg.!!

Asnjëherë Kosova nuk ka patur liste me komprometuese për ministra se kjo që pritet të votohet nesër”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

Nërkaq, këta janë emrat e AAK-së që janë konfirmuar nga Haradinaj për Qeverinë e re: Zëvendëskryeminstër i parë në Qeverinë Hoti, Besnik Tahiri; ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, Ministër i Drejtësisë Selim Selimi, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi dhe Ministër i Arsimit është profesor Ramë Lika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat