"Me formimin e qeverisë Hoti, do të shihet instanca e marrëveshjes ndërmjet qeverive të Beogradit dhe Kosovës"

Politika

"Me formimin e qeverisë Hoti, do të shihet instanca e marrëveshjes ndërmjet qeverive të Beogradit dhe Kosovës"

Nga: D.B. Më: 3 qershor 2020 Në ora: 17:38
Qeveria Hoti

Rrëzimi me skenar i qeverisë Kurti dhe formimi i qeverisë Hoti mund të lidhet me komponentin shumë të përfolur të ndarjes apo shkëmbimeve territoriale me Serbinë që tri vite.

Disa mendojnë se veç ekziston një marrëveshje e tillë edhe pse zyrtarisht nuk pranohet diçka e tillë nga Amerika dhe BE, por siç duket Kurti nuk ishte njeri i përshtatshëm në vazhdimin e dialogut për ta, kjo për faktin se Grenel edhe në kohë pandemie, insistoje që të rrëzohet qeveria nga partneri koalicionit LDK.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se disa diplomatë dhe zyrtarë të shtetit amerikan kanë deklaruar se ekziston një marrëveshje , që ka të inkuadruar komponenten territoriale, dhe sipas tyre ka mbetur që zyrtarët e lartë të shtetit ta bindin strukturën e BE-së , që të pranon një marrëveshje të tillë.

Image
Skender Mulliqi

“Të gjithë e dimë së Amerikën e kemi mike dhe së është sponsori kryesor i lirisë dhe pavarësisë të Kosovës, por nëse bëhet ndonjë kompromis, në finalen e bisedimeve, do të ishte kompromis i dhimbshëm vetëm për Kosovën. E them këtë pasi bisedimet me Serbinë kanë kaluar krejt në rrafshin politike, madje këtë e tha edhe përfaqësuesi i BE-së, Mirosllav Lajqek, e që lënë dyshime të mëdha për fatin e Kosovës në vazhdimin e bisedimeve. Kur është fjala te Kosova, po të ishte në pyetje PDK-ja, sigurisht se presidenti Thaçi, nuk do tu ishte larguar praktikave të vjetra kushtetuese siç ndodhi në të kaluarën. U krijua një diskurs politik, që ka tensionuar situatën edhe ashtu të keqe politike e institucionale në Kosovë”, ka thënë analisti politikë Skender Mulliqi.

Sipas tij, lista serbe, e ndikuar nga Beogradi zyrtar nuk garanton asgjë të mirë për Kosovën, dhe opstrukcionet dhe kërcënimet e saja do të jenë të vazhdueshme.

“Dihet mirë se Lista Serbe po faktorizohet shumë politikisht, me faktin se opozita do të jetë shumë e fortë, por kjo qeveri nuk pritet që të ketë jetëgjatësi. Me formimin e sotëm të qeverisë Hoti, do të shihet se në çfarë instance do të vjen marrëveshja ndërmjet qeverive të Beogradit dhe qeverisë së Kosovës.Meselën për qeveri të re  e shpërfaqi deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala në kuvend, me dy tre fjalë “ po votojë pro qeverisë Hoti, se këtë gjë ma kërkojë në konak presidenti ”, i cili me herët ishte deklaruar se nuk do ta voton qeverinë Hoti”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat