Vota e Haxhi Shalës për Qeverinë Hoti, Mehmeti: Është pazar, Thaçi shkeli Kushtetutën

Politika

Vota e Haxhi Shalës për Qeverinë Hoti, Mehmeti: Është pazar, Thaçi shkeli Kushtetutën

Nga: A.M. Më: 3 qershor 2020 Në ora: 20:58
Haxhi Shala

Në seancën e së mërkurës të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Nismës socialdemokrate, ka deklaruar se arsyeja pse e voton Qeverinë Kurti është pas vizitës së presidentit Hashim Thaçit dhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj në shtëpinë  e tij.

Lidhur me këtë deklaratë të Shalës, njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Mehmeti, ka thënë se kjo dëshmon shkeljen e Kushtetues.

“Deklarata e Haxhi Shales se presidenti e ka bindur për të votuar qeverinë Hoti, dëshmon më së miri se Thaçi ka shkelur Kushtetutën, duke u përzier në punët e brendshme të politikës, që nuk i lejohet me Kushtetute”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Mehmeti është shprehur se e gjitha është pazar, as ka fare parime.

“Mbi deklaratën e Shala por edhe vet të Thaçit se është i gatshëm të jap kontributin e tij, ka mjaftueshëm argumente për të i dërguar në Gjykatën Kushtetuese rastin e tij. Megjithëse edhe vete Haxhi Shala nuk shquhet për ndonjë burrë të mirë, njeri me parime, dhe deklarimet e tija se nuk do e votoj qeverinë kanë qenë vetëm sa për të rritur pazarin, për përfitime personale. E gjitha është pazar, as ka fare parime. Hashim Thaçi sot ka shkelur Kushtetutën, dhe ky njeri s`ka me moral për të qëndruar në pozitën qe e ka uzurpuar”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat