Akuzat e shpifjet ndaj të tjerëve, ja me sa vite burg mund të dënohet Hashim Thaçi

Politika

Akuzat e shpifjet ndaj të tjerëve, ja me sa vite burg mund të dënohet Hashim Thaçi

Nga: A. J Më: 4 qershor 2020 Në ora: 22:03
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk ndal akuzat e një pas njëshme e sidomos ndaj zyrtarëve të vetëvendosjes e edhe vet ish kryeministrit të vendit Albin Kurtit. Akuzat që Thaçi i benë vazhdimisht si në konferenca për media apo intervistat në televizione ai i vazhdon edhe ne mënyra të ndryshme ani pse e din mirë se shpifjet dhe akuzat pa bazë mund të dënohen.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë adresoi akuza të rënda ndaj Albin Kurtit, Xhelal Sveçlës dhe Haki Abazit. Thaçi tha se të tre këta zyrtarë të lartë të shtetit, në mënyrë të fshehtë e kanë vizituar dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për tri ditë me radhë, ku siç tha Thaçi, janë ndalur edhe kamerat e sigurisë.

Akuza të rënda ndaj ish Ministres në detyrë Albulena Haxhiu kishte bërë presidenti Thaçi ndaj saj dhe familjes se saj e që ka qenë se ata kanë një laborator droge dhe se ajo tashmë dihet. Albulena haxhiu menjëherë pas kësaj ka reaguar dhe ka thënë se shumë shpejt do ta padis presidentin Hashim Thaçi në Kosovë dhe ne Zvicër ku qëndron edhe një pjesë e familjes se saj.

Për ta kuptuar se më sa vite burg do të mund të dënohej Hashim Thaçi për shpifjet e akuzat e ndryshme që po benë kohëve të fundit, avokati Tomë Gashi ka shpjeguar.

Gashi ka thënë se shpifja dhe fyerja ka vite qe nuk janë me vepra penale të veqanta.

Image
Tomë Gashi

 

“Shpifja dhe fyerja ka vite që nuk janë më vepra penale të veçanta, ato ndiqen privatisht me padi civile private, ku kërkohet që të shpallet përgjegjës ai që shpif dhe sipas padisë kërkohet dëmshpërblim i madh në bazë të peshës e fyerjes dhe shpifjes dhe personalitetin e personit te dëmtuar- të fyerit ”ka thënë për “Bota Sot” Tomë Gashi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat