Blakaj: Heqja e Reciprocitetit, vendim i gabuar

Politika

Blakaj: Heqja e Reciprocitetit, vendim i gabuar

Nga: D.B. Më: 8 qershor 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Reciprociteti si masë shtetërore në aspektin ekonomik nuk është i preferuar në tregtinë ndërmjet shteteve, por në momentin që një shtet fillon të ndryshojë sjelljen ndaj shtetit tjetër, me të cilin ka marrëdhënie kontraktuale tregtare, siç ka Kosova me disa vende të rajonit përmes CEFTA-as, atëherë është e lejueshme që të njëjtat masa të zbatohen edhe nga shteti që është dëmtuar. Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve për Integrime Evropiane, Sami Blakaj i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se edhe në rastin ndaj Serbisë vlen e njëjta frymë reciprociteti.

Sipas tij, përderisa Serbia ushtron praktika të padrejta tregtare ndaj Kosovës, atëherë edhe Kosova e ka të drejtën e saj kushtetuese dhe ligjore për ta bërë një gjë të tillë.

Image
Sami Blakaj

“Përtej kësaj, për mua masa e reciprocitetit ndaj Serbisë nuk ishte vetëm masë mbrojtëse ndaj ekonomisë, por mbi të gjitha ishte masë mbrojtëse ndaj parimeve të barazisë dhe pavarësisë së Kosovës karshi Serbisë. Prandaj, jam i bindur se vendimi i qeverisë së re për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë ishte vendim i nxituar dhe si i tillë i gabuar. Për mua, heqja dorë e Kosovës nga Reciprocitetit, është heqje dorë nga Sovraniteti, përkatësisht heqje dorë nga e drejta për t’u trajtuar si shtet i pavarur dhe i barabartë”,është shprehur njohësi i çështjeve për Integrime Evropiane, Sami Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat