Kosova drejt marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, ja çfarë duhet të bëjnë partitë politike

Politika

Kosova drejt marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, ja çfarë duhet të bëjnë partitë politike

Nga: A. J Më: 8 qershor 2020 Në ora: 22:23
Richard Grenell, Hashim Thaçi,

Çështja e dialogut dhe marrëveshjes përfundimtare me Serbinë është tema me aktuale në vend pas krijimit të Qeverisë se re me kryeministër Avdullah Hoti.

Nevojitet një konensus nacional na të gjitha partitë politike në Kosovës që çështja e bisedimeve me Serbinë të mbyllet pas u dëmtuar Kosova dhe pas shkëmbim territoresh siç ishte proklamuar me herët.

Njohësi i çështjeve juridike Leon Duhanaj ka thënë për “Bota Sot” se Qeveria Hoti, por edhe të gjitha partitë, pozitë, opozitë, duhet të krijojnë një konsensus nacional për ta përmbyllur çështjen e bisedimeve me Serbinë.

Image
Leon Duhanaj

“Kosova, tashmë po shkon drejtë marrëveshjes përfundimtare. Fuqitë e mëdha, do të insistojnë në zgjidhje dhe përmbyllje të këtij  procesi. Në ketë kontekst, është me rëndësi jetike që të jemi unik. Një gjë duhet patur parasysh. Nuk duhet të ketë shqiptarë i cili ngrehë anash apo mbrapa,  ne duhet të ecim në një drejtim dhe unik.

Unik duhet të paraqitemi edhe në përbërjen e grupit për bisedime i cili duhet të përbëhet nga i gjithë spektri politik” ka thënë Duhanaj, për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat