Rivendosja e reciprocitetit, vjen goditja për VV-në: Reciprociteti ka vdekur, tashmë kot vajtohet - Bota Sot
Rivendosja e reciprocitetit, vjen goditja për VV-në: Reciprociteti ka vdekur, tashmë kot vajtohet

Politika

Rivendosja e reciprocitetit, vjen goditja për VV-në: Reciprociteti ka vdekur, tashmë kot vajtohet

Nga: A.M. Më: 9 qershor 2020 Në ora: 20:03
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar të martën në Kuvend kërkesën për interpelancë pasi që Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti mori vendim për heqjen e masës së reciprocitetit.

Me këtë, Vetëvendosje kërkon që të ri vendoset reciprociteti ndaj Serbisë.

Lidhur më këtë çështje, njohësi çështjeve politike, Faton Mehmeti ka deklaruar se është e drejt e tyre që të kërkojë interpelancë, por beson se në këtë situatë aktuale vendi ka nevojë për bashkim të të gjithë klasës politike.

“Është në të drejtën e saj që VV të kërkojë interpelancë, duke i bërë opozitë qeverisë në punën e saj. Megjithatë, besoj se në situatën aktuale vendi ka nevojë për bashkim të të gjithë klasës politike, përballë ballafaqimit final me Serbinë. Kjo gjë nuk pritet të arrihet, diçka që nuk i ndihmon vendit tonë në realizimin e synimeve të saja”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Mehmeti ka shtuar se kjo interpelancë nuk pritet të prodhojë ndryshim në vendimin e qeverisë dhe se opozita po e shfrytëzon momentin për të goditur qeverinë.

“Interpelanca nga VV për reciprocitet nuk pritet të prodhojë ndryshimet vendimi të qeverisë, vetëm se i ndihmon VV të përfitoj poena politikë karshi qeverisë aktuale. Me pak fjalë, opozita e shfrytëzon momentin për të goditur qeverinë, që gjithsesi është në të drejtën e saj legjitime. Reciprociteti ka vdekur, tashmë kot vajtohet. Duket se kjo i hap rrugë pazareve të shumta, të cilat do i shkëpusin vendin territor”, ka përfunduar Mehemti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat