Ish-këshilltari i Albin Kurtit paralajmëron se marrëveshja me Serbinë është gati, pritet veç të nëshkruhet

Politika

Ish-këshilltari i Albin Kurtit paralajmëron se marrëveshja me Serbinë është gati, pritet veç të nëshkruhet

Nga: N.Sh. Më: 17 qershor 2020 Në ora: 15:28
Albin Kurti dhe Driton Tali

Ish-këshilltari politik i ish-kryeministrit Albin Kurti, Driton Tali, ka folur për takimin e 27 qershorit që do të zhvillohet në SHBA.

Në këtë takim, delegacioni i Kosovës dhe ai serb flitet se mund të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare me ndërmjetësimin e SHBA-së.

E për këtë, Tali thotë se në kushte normale, në këtë periudhë kohore kaq të shkurtër, nuk mund të arrihet as ndonjë marrëveshje e rëndomtë se lere më ndonjë marrëveshje e rëndësisë primare.

“Megjithate, duke u nisur nga sjelljet e z. Thaçi në kohën e fundit, që thënë më së buti të çrregulluara, atëhere personalisht nuk do të çuditem fare nëse arrihet marrëveshja përfundimtare”, thotë Tali për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet tutje se nuk çuditet, duke e pasur parasysh edhe Kryeministrin Avdullah Hotin, i cili sipas tij, është thjeshtë një karakater koti, “detyra e të cilit është veç t'ia mbajë çantën dhe mantilin Presidentit e asgjë tjetër. Pra krejt i papërfillshëm”.

“Dhe kësaj nëse ja shtojmë edhe faktin se z. Thaçi dhe z. Vuçiq ka kohë që kanë kultivuar marrëdhëniet e tyre. Në këtë kontekstë duhet t'i kemi parasysh deklaratat e shumta të tyre për ndarje territoriale të Kosovës që na kanë bërë të dyshojmë bazuaeshëm se Marrëveshja tashmë egzoston veç pritet të zyrtarizohet”, përfundon Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat