Ja çfarë kurthe Thaçi po i përgatit kryeministrit Hoti - Bota Sot
Ja çfarë kurthe Thaçi po i përgatit kryeministrit Hoti

Politika

Ja çfarë kurthe Thaçi po i përgatit kryeministrit Hoti

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 qershor 2020 Në ora: 19:55
Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti

Në situatën në të cilën ndodhet Kosova, vendi ynë ka nevojë të ketë udhëheqës me vizion, të pa korruptuar dhe me integritet. Tanimë që me 27 qershor do të jetë takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, ka shumë skepticizëm për epilogun, konkretisht çfarë dëmi mund t’i ndodh vendit tonë. Kur themi dëmi, kam fjalën për ndonjë kurth mos i është përgatitur kryeministrit Hoti nga Thaçi- Vuçiq.

Ka shumë zëra, edhe nga diplomatë të huaj, se ekziston një marrëveshje e arritur në parim mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, duke përligjur tezat se në Shtëpinë e Bardhë do të shkojnë vetëm për nënshkrim të marrëveshjes. Meqenëse Kosova është me sistem parlamentar, nënshkrimi i kryeministrit është jetik për fuqinë e një marrëveshje të tillë. Megjithëse, kryeministri Avdullah Hoti vazhdimisht potencon se ai do i udhëheq bisedimet, heshtja e Thaçi në këtë drejtim le shumë për të dëshiruar, kur dihet se ka qenë gjithmonë i zëshëm se ai do i udhëheq këto bisedime.

Avdullah Hoti duhet të jetë shumë i kujdesshëm që mos të nënshkruaj asgjë, pa e sjellë atë marrëveshje në Kuvend, të diskutohet, edhe tek e fundit edhe të hedhet në referendum.

Duke njohur Thaçin, intrigat e tija tashmë të njohura, ka shumë dyshime të besuara, se do i bëj presion përmes Grenellit që të nënshkruaj marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë pa e sjellë atë fare tek qytetarët. Avdulla Hoti ka shanse historike për të dëshmuar lidership, dhe në Uashington të shkojë me dinjitetin e tij duke ushtuar kompetencat e tija, jo të shndërrohet në noter të asaj çfarë ka arritur Thaçi me Vuçiqin.

z. Hoti ki kujdes, Hashimit kurrë nuk i besohet, shumë njerëz para teje ka djegur. Kujdes!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat