Nga Vetëvendosje përsëri reagojnë ndaj Qeverisë Hoti, ja çka paralajmërojnë për marrëveshjen me Serbinë

Politika

Nga Vetëvendosje përsëri reagojnë ndaj Qeverisë Hoti, ja çka paralajmërojnë për marrëveshjen me Serbinë

Nga: A. J Më: 18 qershor 2020 Në ora: 10:30
Albin Kurti

Takimi i paralajmëruar i këtij muaji në Ëashington mes palës nga Kosova dhe asaj serbe duket se nuk do të kaloj pa polemika të shumta sidomos reagimet e ashpëra nga Vetëvendosja e cila tashmë haptas ka dal kundër një takimi dhe mundësie që aty të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdoj ani pse nuk dihet se çka saktësisht mund të sjell ky rifillim i dialogut dhe takimit në Washington i mbështeture fuqishëm nga SHBA-ja por jo edhe nga Bashkimi Evropian.

Deputeti i Vetëvendosjes Alban Hyseni në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se një qeveri e cila është ilegale dhe jo legjitime nuk mund të impelemntoj asnjë marrëveshje që cenon integritetin territorial të Kosovës. “Është shumë e rëndësishme te kuptohet që asnjë institucion i Republikës se Kosovës, aq me tepër një qeveri e cila është ilegale dhe jo legjitime nuk mund të implementoj marrëveshje që cenon integritetin territorial dhe atë funksional të Republikës se Kosovës. Në anën tjetër, Qeveria Koti me në krye z. Hoti, është pikërisht qeverisja lehtësisht e kontrolluar e tërësisht e nënshtruar që ju ka dashur Presidentit të Kosovës dhe Serbisë”.

“Pazaret e lojërat e tyre, të filluara tash e sa kohe, nuk do te mund të bëheshin me Qeverinë Kurti. Kjo e fundit ishte e vetmja pa varshmëri të drejtpërdrejtë nga Lista Serbe e po ashtu pa borxhe ndaj oligarkëve e krimineleve. Andaj, një qeveri e kontrolluar, që largon Reciprocitetin e qe nuk aspiron integrim në mekanizma ndërkombëtar, nuk mund të quhet ndryshe pos qeverisje e nënshtruar që po abrogon edhe vet shtetësinë e vendit”, ka thënë Hyseni. Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se nuk beson që në këto takime, të ngutshme e ku ne jemi të përfaqësuar nga qeveri të nënshtruara e nga president pazaresh do te arrihet një marrëveshje. “Por, nuk duhet harruar që edhe nëse arrihet një marrëveshje, ajo nuk do të mund të implementohet sepse një gjë është e sigurt që këta kleptokrat nuk ja duan të mirën vendit, e ketë po e dëshmojnë në vazhdimësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat