Shpëtimi i LDK-së - legjitimimi i strukturave vendimmarrëse të saj

Politika

Shpëtimi i LDK-së - legjitimimi i strukturave vendimmarrëse të saj

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 22 qershor 2020 Në ora: 22:57
LDK

Andaj, ftoj anëtarësinë e LDK-së, Nëndegët dhe Degët e LDK-së, në Kosovë dhe Mërgatë, deputetët, Këshillin e Përgjithshëm, Kryesinë e LDK-së, ta lënë Vjosën në parimësinë dhe fisnikërinë e saj dhe të merren me problemin e madh, që e ngriti, pikërisht, rugovistja Vjosë: paligjshmërinë drejtuese të LDK-së, strukturat e saj, t`i bëjnë të ligjshme, nëpërmjet kthimit të statusit rugovian: debatit të lirë, konkurrencës së ndershme dhe votës së fshehtë demokratike.

Klani Mustafa e ka mbushur kupën me kohë. Mes mëkateve tjera, e bëri Hashimin president; tërhoqi zvarrë veprimtarën më të shquar për Kosovën në Mërgatë Donikë Gërvallën dhe, së fundi, shkarkon Vjosë Osmanin, kurban të rugovizmit, simbol të parimeve dhe frymës rugoviane.

Megjithatë, klani duhet ta pranojë humbjen. Të reflektojë dhe të bashkëpunojë me brezin e Republikës, reformatorët, për ta organizuar Kuvendin e jashtëzakonshëm Zgjedhor të LDK-së, për ta ligjësuar udhëheqjen e saj, me votën e fshehtë demokratike. 

Klanorët aktual, me gjithë prapësitë e bëra, me "leçitjet" rankoviçiane dhe diferencimet millosheviçiane, fituesit e ardhshëm, me votën zgjedhore demokratike, nuk do ta kenë ndjenjën tuaj hakmarrëse. Përkundrazi, me fisnikërinë e tyre, me dashurinë, për LDK-në dhe Kosovën, do të jeni të trajtuar të barabartë, qoftë në procesin zgjedhor, qoftë në udhëheqjen e mëtejmë të partisë. Është në vartësinë tuaj, për të lënë edhe gjurmë pozitive, ashtu siç pranohet merita e udhëheqësit komunist Ramiz Alisë, qasja reale ndaj votës së lirë pluraliste. Shqiptarët harrojnë lehtë të keqen. Ata ia falën Alisë, edhe varjen në litar të bashkëvuajtësit tim, në Burgun e Burrelit, profesorin dhe poetin Avzi Nela.

Mos harroni porosinë e Presidentit Rugova: "Ne s`kemi njerëz për të humbur". Aq më pak luftarakën dinjitoze, Vjosë Osmani, e cila, së fundi, trazoi shpirtërat e krimit dhe kriminelëve, madje, pavarësisht përkatësive partiake: "Unë me Albinin, (por edhe me dreqin e të birin), do të luftoj, deri në fund, për çkapjen e shtetit të Kosovës!" Vjosa, tashmë, është dëshmuar për mbajtjen e premtimit, të besës së dhënë. Lum Kosova për bijën e saj krenare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat