Reagimi i ashpër nga Haki Abazi pas aktakuzës nga Specialja për Thaçin e Veselin

Politika

Reagimi i ashpër nga Haki Abazi pas aktakuzës nga Specialja për Thaçin e Veselin

Nga: G.B Më: 24 qershor 2020 Në ora: 16:05
Haki Abazi

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të partë që paraqiten në Gjykatën Speciale.

Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur ish zëvendëskryeministri Haki Abazi.

Ai ka thënë se Kosova ka vuajtur nga klani Pronto i udhëhequr nga Thaçi dhe njerëzit e tij, duke shtuar se ai nuk është UÇK, pasi ajo nuk mund të ngjyroset me krimin.

“Kosova ka hequr të zinjtë e ullirit nga klani PRONTO i udhëhequr nga Thaçi dhe njerëzit e tij. Vrasja e patriotëve shqiptarë duhet zbardhur gjithsesi. Thaçi nuk është UÇK dhe UÇK asnjëherë nuk mund të ngjyroset me krimin. UÇK janë luftëtarët e saj dhe komandanti Adem Jashari”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat