Shkarkimi i Vjosës, ish deputeti i LDK-së: Besoj që Osmani do të kthehet aty ku e ka vendin e merituar

Politika

Shkarkimi i Vjosës, ish deputeti i LDK-së: Besoj që Osmani do të kthehet aty ku e ka vendin e merituar

Nga: G.B Më: 27 qershor 2020 Në ora: 15:13
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani u shkarkua nga bashkëpartiakët e saj nga posti i nënkryetares së LDK-së dhe asaj të anëtarës së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Kjo erdhi pas kërkesës së kryetarit Isa Mustafa.

E ndër ata që votuan pro shkarkimit të saj, ishte edhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

Image
Naser Rugova

Duke folur për këtë çështje për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se beson se Osmani do të kthehet aty ku e ka vendin e merituar në reformimin dhe forcimin e LDK-së, duke shtuar se e ka këshilluar publikisht që të mos dalë si zëdhënëse e VV-së, pasi po duket keq si e tillë.

“Në fakt unë e kam këshilluar dhe sugjeruar znj.Osmani që mos ta luaj rolin e zëdhënëses së VV-së duke qenë zyrtare e lartë e LDK-së, bile i kam shkruar publikisht se po dukesh keq në atë rol. Besoj se znj.Osmani e ka të qartë se si funksionon një subjekt politik, pas vendimit të KP të LDK-së pres reflektim nga të gjithë, besoj edhe znj. Osmani do të kthehet aty ku e ka vendin e merituar në reformimin dhe forcimin e LDK-së”, ka deklaruar Rugova në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat