Presidenti akuzohet për vrasje nga Gjykata Speciale, a duhet të jap dorëheqje në këtë kohë?

Politika

Presidenti akuzohet për vrasje nga Gjykata Speciale, a duhet të jap dorëheqje në këtë kohë?

Elona Bajgora  Nga Elona Bajgora Më 27 qershor 2020 Në ora: 17:21
Hashim Thaçi

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli akuzohen për vrasjen e qindra personave, duke përfshirë edhe vrasjen e kundërshtarëve politikë.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti me 27 qershor kanë pasur takim Në Uashington për bisedimet Kosovë-Serbi. Por, presidenca me anë të një njoftimi ka lajmëruar se presidenti ka anuluar takimin për shkak të akuzave që i janë bërë. Pas kësaj edhe kryeministri Hoti ka njoftuar se nuk do të shkojë në takimin e caktuar.

Rreth kësaj akuze ka pasur shumë reagime se presidenti duhet të jap dorëheqje nga posti i tij.

Kelmendi: Thaçi të jap dorëheqje

Analisti dhe profesori universitar, Jeton Kelmendi, për “Bota Sot” është shprehur se ngritja e aktakuzës ndaj presidentit Thaçi nuk ka qenë lajm aspak i mirë për Kosovën.

Kelmendi ka thënë se edhe po të kishte shkuar presidenti në Uashington, Serbia nuk do të pranonte sepse nuk pranohet një i akuzuar të marr pjesë.

Image
Jeton Kelmendi

“Ngritja e një aktakuze të mundshme ndaj presidentit Thaçi në kohën kur Kosova po përballet me zgjedhjen e problemit përfundimtarë me bisedimet me Serbinë, nuk ka qenë një lajm shumë i mirë për Kosovën, sepse mediat më të mëdha botërore kanë shkruar se presidenti i Kosovës është akuzuar për krime lufte. Nga ky lajm presidenti ka refuzuar të shkojë në takim në Uashington, por edhe po të shkonte Serbia nuk do të pranonte sepse një njeri që është i akuzuar nuk pranohet te hyjë”, ka thënë analisti.

Tutje, Kelmendi ka shtuar se presidenti do të jap dorëheqje, por jo në këtë kohë, sepse Vjosa Osmani do të bëhej ushtrues detyre e presidentit. Dhe sipas analistit Klemendi, po të bëhej Vjosa UD, Kosova do të katandisej nga veprimet abritrare që mund t’i marr Osmani dhe ta dërgoj vendin në zgjedhje.

“Unë besoj që presidenti Thaçi do të jap dorëheqje, por dorëheqja nuk do të pritet që do ta bëjë në momente të shpejta sepse Kosova pastaj do të katandiset nga veprimet abritare që do të mundet t’i merr kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, si ushtruese detyre e presidentit. Osmani është dëshmua mjaftë dekonstruktive sepse ka dal kundër partisë së vet dhe siç duket ajo e ka bë si mision që të i bëjë sa më shumë dëme Kosovës. Pra, presidenti Thaçi në koordinim me partitë tjera të organizojë që të zgjidhet një president konsensual dhe të përgatitet zgjedhjet pastaj të jep dorëheqje, në mënyrë që Vjosa Osmani të mos ta qoj vendin në zgjedhje në këtë kohë kur ne na përshtatet sepse këtë momentum nuk e zë më asnjëherë të SHBA-së”, ka shtuar Kelmendi.

Paçarizi: Çështja nëse presidenti duhet te japë dorëheqje ose jo është shumë e komplikuar

Rreth kësaj çështje analisti dhe profesori universitar, Rrahman Paçarizi, për “Bota Sot” ka thënë se çështja është e komplikuar.

Paçarizi ka thënë se publikimi i emrave të të akuzuarve është në kundërshtim me procedurat gjyqësore të proklamuara dhe nga vetë prokuroria special dhe Gjykata Speciale dhe ky argument presidenti nuk duhet dhënë dorëheqje.

Image
Rrahman Paçarizi

“Çështja nëse presidenti duhet të japë dorëheqje ose jo është shumë e komplikuar dhe kërkon qasje të kujdesshme. Në njërën anë dorëheqja do të ishte nënshtrim ndaj minimit qe iu procesit te Uashingtonit përmes publikimit të emrave të aktakuzës së pakonfirmuar që është në kundërshtim me procedurat gjyqësore të proklamuara edhe nga vetë prokuroria speciale dhe gjykata special. Ky argument shkon në favor të panevojshmërisë për të dhënë dorëheqje”, ka thënë Paçarizi.

Tutje, ka shtuar se nuk mendon se duhet të jepet dorëheqje deri në konfirmimin eventual të aktakuzës.

“Mirëpo, në anë tjetër, dëmi është shkaktuar dhe vazhdimi i qëndrimit të Thaçit në postin e presidentit përveç si manifestim i mospajtimit te tij me këtë shkelje dhe shantazh nuk do te kishte tjetër efekt, pasi vështirë se do të gjenden burrështetas të takohen me te. Prandaj, cilido vendim do trajtuar me kujdes, por unë për shembull nuk do të kisha dhënë dorëheqje deri në konfirmimin eventual e aktakuzës nga gjyqtari i procedurës paraprake”, ka përfunduar Rrahmani.

Miftaraj: Presidenti i Republikës nuk ka pasoja juridike dhe nuk është i obliguar të dorëhiqet

Ndërsa, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se nuk është i obliguar nga kushtetuta dhe aspekti ligjor për të dhënë dorëheqje, por në aspektin moral dhe etik dorëheqja do të ishte një veprim i duhur.

Image
Ehat Miftaraj

“Edhe pse në kushtetuese dhe ligjor Presidenti i Republikës nuk ka pasoja juridike dhe nuk është i obliguar të dorëhiqet në aspektin moral dhe etik, dhe me qëllim të ruajtjës së integritetit dhe kredibilitetit të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dorëheqja si akt moral do ishte vendimi më i duhur”, ka thënë Miftaraj.

Miftaraj ka përfunduar duke thënë se dorëheqja do të dëshmonte guxim dhe do të tregonte se interesi publik është më i rëndësishëm se interesi personal.

“Një̈ veprim i tillë i Presidentit do të dëshmonte guxim dhe kurajo si dhe do të dërgonte mesazhin se interesi publik është më i rëndësishëm se interesi personal. Krejt kjo edhe përkundër faktit se aktakuza e ngritur ende nuk është konfirmuar nga ana e gjykatës”, ka vazhduar Miftaraj.

Mehmeti: Presidenti të jap dorëheqje, Serbia do ta përdorë në dëm të Kosovës

Ndërsa, analisti politik, Faton Mehmeti, është shprehur se presidenti duhet të jap dorëheqje sepse do të dëmtonte shume Kosovës në bisedime me Serbinë nëse presidenti do të ulet në bankën e të akuzuarve për krime lufte.

Image
Faton Mehmeti

“Padyshim se presidenti duhet të jep dorëheqje,për të mbrojtur Kosovën. Nuk i bën nder vendit tonë që kreu i shtetit të ulet në bankën e të akuzuarve për krime lufte, kjo do e dënonte shumë Kosovën në bisedimet me Serbinë. Për më tepër i bie imazh i keq Kosovës që të ketë të akuzuar kryetarin e shtetit”, ka thënë Mehmeti.

Gjithashtu, Mehmeti ka shtuar se Serbia do ta përdorte si argument për të lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme botërore.

“Andaj, Thaçi me çdo kusht duhet të jap dorëheqje, si gjëja më normale që do e bënte çdo personalitet në vendet demokratike. Nëse nuk jep dorëheqje e dëmton Kosovën, të cilën do e përdorte Serbia si argumente për të lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat e ndryshme botërore, si dhe duke kërkuar çnjohjet. Gjëja më pozitive që mundet Thaçi të bej për Kosovën është dorëheqja”, përfundon Mehmeti.

Kujtojmë, se më 2005 Ramush Haradinaj, në atë kohë ishte kryeministër i vendit i kishte ardhur një ftesë nga Tribunali i Hagës dhe tash një ftesë nga Gjykata Speciale dhe kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Gjithashtu, edhe në vitin 2019 Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit sepse ishte ftuar si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat