A do të jap dorëheqje Hashim Thaçi nga posti i presidentit? Analisti politik ka një parashikim, përmend infiltrimin e Serbisë dhe Rusisë

Politika

A do të jap dorëheqje Hashim Thaçi nga posti i presidentit? Analisti politik ka një parashikim, përmend infiltrimin e Serbisë dhe Rusisë

Nga: N. H Më: 28 qershor 2020 Në ora: 22:24
Hashim Thaçi

Kreu i vendit, Hashim Thaçi, të hënën në orën 20 do t’u drejtohet qytetarëve me një fjalim nga zyra e tij, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale.

Fjalimi, që nga presidenti ishte paralajmëruar për të dielën mbrëma, një gjë e tillë është shtyrë, kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Zyra e Presidentit.

Ky do të jetë deklarimi i parë i presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë.

Detaje rreth fjalimit të presidentit, nuk janë bërë të ditura.

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Mustafë Kadriaj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se nesër nga konferenca e paralajmëruar, presidenti Thaçi do ta jap një rezyme në lidhje me aktakuzën nga Specialja, si dhe do ta qartësojë pozicionin e tij karshi kësaj aktakuze.

Kadriaj po ashtu ka thënë se Thaçi nuk është i obliguar të jap dorëheqje, por sidoqoftë i mbetet atij se si do e vlerësoj pozicionin e tij.

Image
Mustafë Kadriaj

“Është e pritshme që presidenti Thaçi t’i drejtohet popullit në lidhje me proceset në përgjithësi dhe aktakuzën e ngritur ndaj tij nga Gjykata Speciale ku në këtë rast vlerësoj që ai do jep një rezyme në lidhje me aktakuzën dhe në baze të rrethanave presidenti do e qartëson pozicionin e tij. Kur flasim për dorëheqje duke u bazuar që njohësit e problemeve të drejtësisë kanë konfirmuar që derisa nuk ka vendim të gjykatës nuk është i obliguar me dhënë dorëheqje, por sidoqoftë presidentit i mbetet se si do e vlerësoj pozicionin e tij”, ka thënë Kadriaj, të dielën për gazetën “Bota sot”.

Tutje, Kadriaj ka shtuar se Kosova dhe presidenti Thaçi janë pre e ftohjes së marrëdhënieve SHBA dhe BE, po ashtu edhe infiltrimi dhe propaganda serbe dhe ruse në BE.

Kurse, krejt në fund ai shprehet se Kosova si partnere kryesor duhet të ketë SHBA-në, dhe pastaj BE-në, pasi sipas tij, për faktin se që nga Rambuje e tutje gjithnjë SHBA-ja ka pasur fjalën e fundit.

“Ndërsa, kur flasim për pretendimin e aktakuzës vlerësoj që Kosova dhe presidenti Thaçi janë pre e ftohjes se marrëdhënieve SHBA dhe BE po ashtu infiltrimi dhe propaganda serbe dhe ruse në BE dhe në ketë rast BE-ja ka shfrytëzuar Gjykatën Speciale për të prolonguar dinamiken e bisedimeve Kosovë-Serbi si ndërmjetës kryesor SHBA kështu që po shihet që Bashkimi Evropian po ndihet e anashkaluar dhe me këtë rast ka përdorur gjykatën speciale si mekanizëm për të treguar peshën në raport me SHBA-ne. Pamarre parasysh prolongimin e bisedimeve konsideroj që Kosova partnere kryesor duhet të ketë SHBA-në, dhe pastaj BE-në për faktin që nga Rambuje e tutje gjithnjë SHBA-ja ka pasur fjalën e fundit natyrisht në favor të interesit të Kosovës”, ka deklaruar analisti politik, Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nën dyshimin për vrasjen e afërsisht 100 personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat