Deputeti i Vetëvendosjes kritikon ministrin Zemaj

Politika

Deputeti i Vetëvendosjes kritikon ministrin Zemaj

Nga: H.O. Më: 29 qershor 2020 Në ora: 08:58
Armend Zemaj

Gjendja në Kosovë sa i përket pandemisë COVID 19 është përkeqësuar. Qeveria nuk ka marrë masa te reja, derisa janë liruar thuajse të gjitha.

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka thotë se gjendja me testime për Covid 19 nuk është e mirë, nuk ka transparencë.

“Testet për Covid 19 po vonohen disa ditë. Nuk ka transparencë se kur merren mostrat e kur dalin rezultatet. Kush e di, se të cilës ditë janë rezultatet e testimit që u raportuan sonte? Në një anë premtojnë testime masive, pastaj testojnë vetëm ata me simptoma të rënda”, vlerëson ai.

Deputeti Uka thotë më tutje se  nuk ka dakordim as rreth lehtësimit ose jo të masave, madje as për dasma e as trajtim të duhur të mërgimtarëve që qon deri në rrezikim të shëndetit të qytetarëve.

“Një herë kontestojnë masat, pastaj bëjnë lehtësim masash. Njëri thotë do t’i kthejmë, tjetri thotë nuk i kthejmë kurrë.  Lejohen dasmat, nuk lejohen dasmat?!  Duhet të testohen mërgimtarët, nuk duhet të testohen dhe nuk do të testohen ata, apo ndoshta është e rekomandueshme, por jo e domosdoshme?! Çakordim, humbje e rrugës në oborr, paaftësi dhe rrezikim i shëndetit të qytetarëve”, vlerëson Uka.

Deputeti i Vetëvendosjes thotë më tutje se Ministria e Shëndetësisë e ka për obligim të mbrojë jetën e qytetarëve dhe mosveprimi i tyre është i dënueshëm.

“Sa për rikujtim - MSh ka për obligim ta mbroj jetën dhe shëndetin e qytetarëve - ka për detyrë të reagoj dhe marr vendime kur rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Përndryshe, sa rrezikimi i jetës, është po aq i dënueshëm mosreagimi dhe mos mosveprimi per ruajtjen e shëndetit. Me manuale dhe me komisione të reja nuk luftohet virusi”, thotë Uka për “Bota sot”.

Ai thotë më tutje se për shkak të gjendjes së krijuar ku numri i rasteve është tre shifror, duhet të bëhen mbi 20 mijë testime.

“Sa i përket manipulimit me testim, ministri ilegal i shëndetësisë, harron se prej kur e ka marrë detyrën, numri i rasteve është dyfishuar dhe numri i të hospitalizuarve nga një shifror është bërë tre shifror. Prandaj, sipas logjikës, do të duhej të bëheshin jo 5 mijë por mbi 20 mijë teste. Por, logjika e ministrit përmblidhet në një fjalë që e ka shpikur kjo Qeveri ilegale dhe akoma askush nuk e kupton - Inteligjenca Pandemike”, thekson deputeti Fitim Uka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat