Avokati Tomë Gashi ia kërkon dorëheqjen presidentit Thaçi: Ja çka do të ndodhë nëse konfirmohet aktakuza

Politika

Avokati Tomë Gashi ia kërkon dorëheqjen presidentit Thaçi: Ja çka do të ndodhë nëse konfirmohet aktakuza

Nga: A. J Më: 29 qershor 2020 Në ora: 15:10
Tomë Gashi

Pas ngritjes se aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin e vendit Hashim Thaçi ka pasur diskutime nga më të ndryshmet nëse ai duhet të jep dorëheqje apo jo. Sonte kur në mbrëmje pritet që ti drejtohet qytetarëve të Kosovës presidenti Thaçi nuk dihet nëse do të jep dorëheqje apo vetëm do të kërkoj për qetësi dhe maturi nga qytetarët.

Avokati Tomë Gashi në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se është mjaft e pakuptueshme që presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk është deklaruara para qytetareve të vendit ani pse kanë kaluar pesë ditë nga bërja publike e aktakuzës nga Gjykata Speciale.

“Është paksa e pakuptueshme që duhet të pritet pesë ditë nga bërja publike e akuzave nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin të prononcohet për popullin e shtetit te vet. Është e tepërt të pritet pesë ditë  prononcimi i kryetar të Kosovës pas ngritjes se akuzave për krime Lufte dhe për krime kundër njerëzimit nga gjykata speciale e cila është krijuar edhe me trysni të tij ndaj deputeteve të Kuvendit të Kosovës në gusht të 2015-tës. Tani më nuk duhet të ketë dilema, Kosova është dëmtuar shumë me vet faktin që Hashim Thaçin është akuzuar duke qenë president i Kosovës, dhe për të zbutur sado pakë ketë goditje shtetërore siç ai ka qef të përdor ketë term{ ka thënë Gashi.

Sipas avokatit Gashi presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk ka asnjë alternativë tjetër dhe se duhet të jep menjëherë dorëheqje dhe ketë duhet ta bëjë për arsye morale e etike dhe jo ligjore, pasi që sipas tij dorëheqja nuk është kategori ligjore e paraparë me Kushtetutën e Republikës se Kosovës e as me Ligjin për Gjykatën Speciale.

“Presidenti nëse jep dorëheqje sado pak do ta zbus goditjen që është bërë me ngritjen e kësaj aktakuze për të cilën shpresojmë që presidenti të shpallet i pafajshëm, në të gjitha mediat botërore ka dalë tashmë lajmi se është akuzuar presidenti i Kosovës. Tani është radha që Hashim Thaçi të jep dorëheqje si president dhe të përballët me Gjykatën Speciale si qytetar ani pse shpresojmë që aktakuza ndaj Hashim Thaçit mos të konfirmohet.

“Nëse konfirmohet aktakuza do të mbahet edhe gjykimi në Hagë dhe për kur do të ndodh gjykimi i mundshëm ndaj tij atë askush tani nuk e din përveç gjykatës speciale” ka thënë avokati Tomë Gashi për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat