Qeveria Hoti, e vetmuar!

Politika

Qeveria Hoti, e vetmuar!

Nga: D.B. Më: 29 qershor 2020 Në ora: 15:42
Qeveria Hoti

Kosova si shteti më i ri në Ballkanin Perëndimor ka mbetur shumë më larg inkuadrimit në strukturën e BE-së, nga vendet e tjera të rajonit. Kjo për faktin se qytetarët e saj ende kanë mbetur pa Shengen viza.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se shumica mendojnë së fajtor për gjendje të keqe ekonomike dhe për mjerim social, janë kjo klasë politike e cila për 21 vite nuk bënë punë shumë të mira për shtetin dhe as për qytetaret, të cilët secilën ditë e më shumë po largohen nga vendlindja e tyre.

Image
Skender Mulliqi

“Të ardhurat mesatare për kokë të banorit janë shumë të ulëta, madje edhe më keq kur gjysma e popullatës aktive kanë mbetur të pa punë, e pensionistët e shumtë me pensione mizerable. Korrupsioni nepotizmi, klientela kanë bërë që rinisë ti mbyllet shumë perspektiva. Thënë shkurt Kosova po stagnon. Nga shpresat , ëndrrat dhe prosperiteti evropian , shumë pak ka mbetur. Gjithë këto vite nuk patëm deputetë e ministra në nivelin e duhur. Organet më të larta të shtetit e veçmas Kuvendi më shumë po ngjajnë në klube zënkash së sa në organe serioze të cilat kujdesën për shtet ndërtim dhe mirëqenie të përgjithshme, për çka edhe e morën besimin e qytetareve”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, krizat e fundit politike dhe institucionale që na i shkaktuan midis pandemie shpërfaqën apetitet e tyre të pashuara për pushtet absolutë.

“Pamë dhe përjetuam dy qeveri brenda një kohe të shkurtër, u rrëzua qeveria Kurti qe filloje me punua mire. Tash kemi qeverinë Hoti, e cila varet shumë nga Lista Serbe. E ne anën tjetër pas ngjarjeve të fundit, ku Gjykata Speciale paraqiti aktakuza kundër presidentit, Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Veselit, qeveria Hoti, zor e ka ta vazhdon punën, kur dihet se e ka pakicën në Kuvend, dhe kur përpara i kemi bisedimet jetike më Serbinë, që pa një konsensus të partive politike, nuk do të jetë e mundur të bëhet asgjë e mirë në këtë drejtim. Kosovës i duhet një tjetër konsolidim dhe organizim i brendshëm politik. Kjo vështirë të ndodhë, pa zgjedhje te reja, edhe pse të kushtueshme e të shpeshta për Kosovën e varfër. Por, unë nuk di së çfarë solucione të tjera do të ketë në këtë situatë politike. Edhe miqtë tanë në botë i kemi vënë para sprovave serioze, me mos gatishmërinë tonë që të ndërtojmë shtet demokratik dhe ligjor ashtu si duhet”, ka thënë Mulliqi.

Ai konsideron se keq menaxhimi dhe keqpërdorimet, ishin indikatorë që të na formohet Gjykata Speciale, jo e drejtë natyrisht, së kjo u formua vetëm për shqiptarët.

“Funksionimi i shtetit dhe shoqërisë është mbi të gjitha. Më ne fund duhet të kemi qëndrim të qartë të përbashkët lidhur më temën e këtyre bisedimeve. Vetëm kështu i mbrojmë objektivat për sovranitet dhe tersi territoriale të Kosovës. Bisedimet më Serbinë, janë të dobishme po ashtu duke e ndryshuar kursin e deritashëm dhe formatin e dialogut”, është shprehur analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat