Mësohet qëllimi i vërtetë i vizitës së Ramës në Kosovë

Politika

Mësohet qëllimi i vërtetë i vizitës së Ramës në Kosovë

M.H Nga M.H Më 29 qershor 2020 Në ora: 15:52
Foto nga vizita

Sot vendin tonë e ka vizituar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u takua me Fatmi Limajn dhe Vjosa Osmanin. Rama para se të arrijë në Kosovë u shprehë që do të informohet më shumë rreth aktakuzës që iu ngritë Thaçit dhe duke u shpreh që kjo është një njollë që do të mbetët në mënyrë të padrejtë.

Rreth ardhjes së Ramës, analisti politik, Leon Duhanaj për “Bota sot”, u shpreh që shqiptarët duhet të jenë së bashku më shumë se kurrë dhe se nëse ardhja e Ramës është për tu përafruar në spektrin politikë të Kosovës atëherë duhet të jetë e mirëseardhur.

"Situata politike në Kosovë është tejet e komplikuar dhe, nëse i bëjmë një analizë të drejtë pozitës së shqiptarëve në marrëdhëniet ndërkombëtare, lirisht mund të themi që ka rënë në një çorientim të tjellë gjë që nuk e di me cilën kohë do të mund ta krahasoja. Është vërtetë për keqardhje se si shqiptarët dinë të bëjnë punën keq. Se si shqiptarëve u përsëriten gabimet e njëjta. Se si shqiptarëve u përsëritet edhe historia. Tani për të analizuar se kush i ka fajet për ketë, do të duhej trajtuar shumë gjatë dhe nuk do mjaftonte as libri. Por, që situata është shumë serioze dhe se shqiptarët duhet si kurrë me parë të jenë unik, është me se e vërtetë. Prandaj, në ketë kontekst, ardhja e Kryeministrit Rama, por edhe e kujtdo qoftë që vjen me qëllimin e përafrimit të spektrit politik të Kosovës është me se e mirëseardhur”, u shpreh Duhanaj.

Më tej, Duhanaj thotë që kishte me qenë e pafalshme nëse dikush zgjedhë përçarjen në vend të bashkëpunimit në këto momente.

Image
Leon Duhanaj

“Nëse dikush synon me ardhë dhe me i fryrë zjarrit dhe me shumë, atëherë me mirë të mos vie fare. Unë po besoj që politika shqiptare në përgjithësi, është e vetëdijshme për situatën në të cilën ndodhemi dhe do t'u përgjigjet sfidave e bashkuar. Kishte me qenë e pafalshme nëse dikush zgjedhë përçarjen në vend të bashkëpunimit në këto momente. Uroj që të bëhemi bashkë, unik në mënyrë që ta tejkalojmë edhe këtë sfidë. Nëse dështojmë, fajin mos kërkojmë gjetiu pos tek vetvetja”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat