Kjo është arsyeja pse Edi Rama ka frikë në Kosovë

Politika

Kjo është arsyeja pse Edi Rama ka frikë në Kosovë

Nga: G.B Më: 29 qershor 2020 Në ora: 20:57
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Kosovë për një vizitë dy ditore, ku gjatë ditës së sotme është takuar me liderët e partive dhe krerët e institucioneve.

E gjatë vizitës së tij siguria ishte në nivel të lartë, ndërsa Rama ishte veshur me antiplumb.

Për vizitën e tij në Kosovë, njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu, thotë se sa herë Rama vjen në Kosovë i kujtohet kur ai i dha çelësin e Tiranës këngëtarit serb Bergoviq që frymëzonte ushtarët serb për luftë, ndërsa makineria serbe vriste shqiptarë.

“Sa herë Edi Rama shkon në Kosovë kujtoj se nuk ka ditë me hy në Kosovë, nuk ka ditë me kë me hy e si me hy në Kosovë. Sa herë ai flet për Kosovën, më kujtohet Edi Rama duke ia dhënë çelësin e Tiranës këngëtarit serb Bergoviq që frymëzonte ushtarët serb për luftë, ndërsa makineria serbe vriste shqiptarë. Sa herë Edi Rama shkon në Kosovë, më kujtohet pyetja e gazetarit shqiptar atje, si do ta fitosh Sali Berishën në Kosovë... Sa herë Rama shkon në Kosovë me kujtohet inferioriteti i tij i llahtarshëm para Kosovës, që e demonstronte përmes tokjes së duarve e përqafimeve me presidentin serb Vuciq”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, Rama i ka borxh Kosovës sepse ka tentuar të flasë në emër të saj, ka synuar ta falë Serbinë, të pajtohet me të pa kërkuar falje ajo ndaj shqiptarëve dhe e ka paditur Ramush Haradinajn.

Image
Rexhep Shahu

“10 vjet më parë si sot... Udha e kombit tonë është me mina serbe... Edi Rama i ka borxh Kosovës se ka tentuar të flasë në emër të saj, ta konsiderojë pjesë të feudit të tij. Ai ka synuar ta falë Serbinë, të pajtohet me Serbinë pa u kërkuar falje Serbia shqiptarëve. Rama ka përfillur Vuçiqin para liderëve të Kosovës, ka zgjedhur për rreth oxhaku Vuçiqin, ka fëlliqur veten me përfolje për ndarje të Kosovës, është treguar përbuzës ndaj të gjithëve veç Batonit, Shkëlzen Maliqit që i ka përkthyer Kurbanin serbisht dhe Thaçit që në Tiranë është sjellë si anëtar i partisë komuniste të Enver Hoxhës dhe ka dhuruar dekorata komunisteve. Ka paditë Ramushin që ka qenë komandant real lufte dhe është përballë dy herë me Hagën”, ka vlerësuar ai.

Shahu thotë se Rama sot në Prishtinë ishte si i huaj, i veshur me antiplumb si të ishte qendra e botës, pasi ka frikë se është i pandershëm e i padrejtë me Kosovën e nuk e ëprfill Kosovën para Serbisë.

“Rama sot në Prishtinë ishte si i huaj, më i huaj se i huaj. Me antilumb veshur nga frika sikur ai është qendra e botës. Ai ka frikë se është i pandershëm e i padrejtë me Kosovën. Ka mashtruar shumë, nuk solli liri lëvizje mes shqiptarëve, ngriti kufi urrejtje e përbuzje ndaj shqiptarëve të Kosovës në Kalimash të Kukësit. Rama nuk është negociator i besueshëm, nuk besoj se atij i beson ndokush ndërmjetësim e interlekutorin sepse ai për pushtetin e tij nuk e përfill Kosovën para Serbisë, ai synon dhe ëndërron të jetë Mësia i Ballkanit, djali i Erdoganit, vëllai i Vuçiqit dhe Hashimit. Rama është politikani që e di se varfëria e izolimi i shqiptarëve e mban në pushtet”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat