Vjosa Osmani presidente e vendit, ja si dhe kur mund të ndodh

Politika

Vjosa Osmani presidente e vendit, ja si dhe kur mund të ndodh

Nga: A. J Më: 30 qershor 2020 Në ora: 12:46
Vjosa Osmani

Pas ngritjes se aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe nëse ai jep dorëheqje atëherë Vjosa Osmani mund të ushtroj detyrën e presidentes në aspektin kohor prej gjashtë muajsh.

Kjo në rast se Presidenti Hashim Thaçi, jep dorëheqje, ani se nuk i obligohet, tash pas ngritjes së aktakuzës nga Zyrës së Prokurorit të Specializuar,  E në rast se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi jep dorëheqje nga posti i shefit të shtetit, atëherë kjo detyrë, automatikisht do t’i kaloj kryetarit të Kuvendit, që në këtë rast është Vjosa Osmani. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë deklarim në lidhje me këtë nga vetë kryetarja e Kuvendit por që ligji parasheh një gjë të tillë.

Njohësi i çështjeve juridike dhe kushtetuese Muhamet Kelmendi ka treguar se si duhet të veprohet nëse presidenti i vendit Hashim Thaçi do të jep dorëheqje nga posti i presidentit apo edhe nëse nuk e benë një gjë të tillë.

Image
Muhamet Kelmendi

 

“Në fushën kushtetuese nuk është përcaktuar se më akuzë të ngritur kërkohet dorëheqja ose duhet të jepet dorëheqje. Akti i tillë në rastin konkret është kryesisht moral.  Në Kushtetute theksohet sëmundja e rëndë, dënimi mbi pese vite burg ose kapja në flagrancë për vepër penale dhe shkarkimi me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur paraqitet peticioni nga deputetet, asnjë rast të tillë nuk e kemi. Kemi thjeshte anën morale dhe pjekurinë presidenciale që duhet të tregoi niveli i tillë kur akuzohet” ka thënë Kelmendi për “Bota Sot”.

Sipas tij, nëse jepet dorëheqja në mënyrë kushtetuese kalojnë kompetencat e presidentit tek kryetarja e Kuvendit të Kosovës. Kryetarja e ushtron funksionin e presidentit deri në zgjedhje. Kompetencat janë të njëjta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat