Çfarë misioni kishte Edi Rama që erdhi në Kosovë? - Bota Sot
Çfarë misioni kishte Edi Rama që erdhi në Kosovë?

Politika

Çfarë misioni kishte Edi Rama që erdhi në Kosovë?

Nga: A.SH Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:39
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë në Kosovë, pas aktakuzës nga Specialja për Presidentin Hashin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Ai gjatë kësaj vizite ka takuar të gjithë krerët politikë të vendit me përjashtim Ramush Haradinajn sipas njoftimeve.

E, kjo vizitë nga analisti politik Ali Hertica po cilësohet si unifikmi për të gjitha subjektet poltike.

Ai në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, Rama ka shprehur indinjatën e tij kundër aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa të tjerëve.

“Qëndrimi i Kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë në një vizitë dyditore, ku nga dita e hënë Rama ka vazhduar takimet me liderë të partive politike. Rama ka shprehur indinjatën e tij kundër aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa të tjerëve, të akuzuar për krime lufte, duke e konsideruar aktakuzën si një sulm ndaj Kosovës, Shqiptarisë dhe trashëgimisë së luftës së UÇK-së”, thotë Hertica.

Sipas tij, qëllimi i vizitës së Edi Ramës në Kosovë është me mision që të unifikoj të gjitha subjektet poltike pas aktakuzave nga Specialja.

“Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për Kosovën pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Thaçi, kreut të PDK Veseli dhe disa të tjerëve për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit. Qëllimi i vizitës së Edi Ramës në Kosovë është me mision që të unifikoj të gjitha subjektet poltike, pas publikimit të aktakuzave ndaj liderëve poltik të PDK-së dhe Presidentit Thaçi nga Dik Marti, ku Gjykata Speciale beri një njoftim jo zyrtarë për aktakuza. Kryeministri Rama u ka bërë me dije liderëve poltikë të Kosovës se aktakuzat e tilla e vënë në rrezik shtetin e Kosovës dhe të ardhmen e saj poltike në arenën ndërkombëtare dhe ka berë thujse një apel vllazëror që strukturat poltike Kosovë të bëhen bashkë kundër kësaj se çfarë po ndodh me Kosovësn, sepse akuza të tilla janë edhe drejtë për së drejti edhe aktakuza për Kosovën”, përfundon Hertica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat