“Rama erdhi në Kosovë për të qarë hallin e Thaçit” - Bota Sot
“Rama erdhi në Kosovë për të qarë hallin e Thaçit”

Politika

“Rama erdhi në Kosovë për të qarë hallin e Thaçit”

Nga: A.M. Më: 30 qershor 2020 Në ora: 21:30
Edi Rama, Hashim Thaçi

Profesori Sulejman Mehazi ka komentuar për “Bota sot” vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Kosovë.

“Vizita e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës më shumë ka të bëjë me Hashim Thaçin, sesa për t'u takuar dhe me liderët tjerë politikë, takimi me të tjerët është alibi, kurse takimi primar i tij është ngushëllues ndaj Hashim Thaçin për shkak aktakuzës së Gjykatës Speciale”, ka potencuar profesori për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se vizita e Ramës më shumë është private, për t'u takuar me Thaçin sesa zyrtare.

“Ardhja e tij në Kosovë është për të qarë hallin e Thaçit për situatën e aktakuzës sesa për t'u takuar me qeverinë e Kosovës. Vet veshja e tij anti-plumb tregon se ardhja e tij më shumë është private dhe e pa sigurtë për t'u takuar me Thaçin sesa zyrtare, sepse liderëve të pozitës qeveritare në krye me Isën, Haradinaj e Hotin, s'u zë besë” ka thënë Mehazi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat