Vizita e Ramës, Krasniqi flet për mesazhin dhe sigurinë e madhe ndaj tij - Bota Sot
Vizita e Ramës, Krasniqi flet për mesazhin dhe sigurinë e madhe ndaj tij

Politika

Vizita e Ramës, Krasniqi flet për mesazhin dhe sigurinë e madhe ndaj tij

Nga: G.B Më: 30 qershor 2020 Në ora: 22:18
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar për vizitë dy ditore në Kosovë, pas aktakuzës së ngritur ndaj presidentit dhe kreut të PDK-së.

Ai u takua me krerët e shtetit dhe liderët e partive, derisa deklaroi se Shqipëria e ka detyrim ta mbështetë Kosovën pa kushte dhe se ai është vëllai i madh në shtëpi të vet.

Vëmendje mori edhe siguria e madhe për vizitën e tij dhe u tha se Rama mbante veshur anti-plumb.

Lidhur me vizitën e tij, analisti politik, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën "Bota sot" se ishte një përkrahje për vendin.

"Vizita e kryeministrit shqiptar në Kosovë ishte një përkrahje për vendin tonë i cili po kalon nëpër një krizë institucionale, me institucione të lënduara", është shprehur ai.

Image
Islam Krasniqi

Sa i përket sigurisë, ai vlerëson se mund të ketë qenë për shkak të sigurisë personale dhe për shkak të kontaktit me njerëz për shkak të koronavirusit.

"Kryeministri Rama besoj i ka ikur kontaktit me qytetarë për arsye të Covidit pasi që ishte mbyllur që nga përhapja e virusit Korona duke ju ikur kontakteve me njerëz e që besoj së Covid ka qenë arsyeja pse kryeministri ka qëndruar vetëm në veturë. Nëse ka pasur të veshur anti-plumb e ka vetë për sigurinë personale se ndoshta është droguar së frika është njerëzore", ka vlerësuar Krasniqi.

Sa i përket faktit se ka ardhur si vëllai i madh, ai thotë se edhe me Kushtetutë Shqipëria duhet të kujdeset për shqiptarët që gjendjen jashtë kufijve të saj.

"Është e vërtetë ajo që potencon së ka ardhur si vëllai i madh për të vizituar vëllanë e vogël pasi që edhe me Kushtetutën e Shqipërisë në preambulën e saj e obligon shtetin shqiptar që të kujdeset për shqiptarët që gjenden jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë", ka deklaruar Islam Krasniqi për "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat