A do të futet PDK-ja në Qeveri për të shpëtuar Thaçin e Veselin?

Politika

A do të futet PDK-ja në Qeveri për të shpëtuar Thaçin e Veselin?

Nga: D.B. Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:22
Thaçi dhe Veseli

Edhe pse zyrtari për media i PDK-së, Avni Bytiqi, konfirmoi se PDK-ja do mbetet në opozitë, po kjo nuk do të thotë se në një të ardhme të afërme PDK-ja nuk do ta bëhet pjesë e qeverisë.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë për gazetën “Bota sot” se PDK-ja më e afërt është me miqtë e vjetër të koalicionit qeveritar: LDK, AAK, NISMA, sesa me Lëvizjen Vetëvendisja.

Sipas tij, PDK-ja në këtë situatë e mban pozitën e opozitës së xhokerëve e kurrsesi të një opozite të mirëfilltë.

Image
Sulejman Mehazi

“Mendojë se hyrja e PDK-së në qeveri do varet sipas procesit të Gjykatës Speciale ndaj Kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ndaj kryetarit të PDK-së Kadri Veselit. Nëse qeveria e Kosovës vendos për shfuqizimin e Gjykatës Speciale që është kundër Thaçit e Veselit, atëherë PDK-ja për të shpëtuar kryetarin e tyre të tanishëm Kadri Veselin dhe ish-kryetarin e tyre Hashim Thaçin detyrimisht do pranonte të behej pjesë e qeverisë për të shpëtuar Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale më anë të shfuqizimit të kësaj gjykata nga ana e deputetëve të Kosovës”, ka thënë profesor Mehazi.

Ai konsideron se hyrja e PDK-se në Qeverinë e Hotit do varet nga proceset e mëtutjeshme të Gjykatës Speciale kundër Thaçit e Veselit. “Nëse vjen puna për t'u dënuar PDK-ja do hyjë në qeveri për të shfuqizuar Gjykatën Speciale e për të shpëtuar dy kryetarët e kësaj partie Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat