Bytyçi: Kjo është arsyeja pse Thaçi nuk dha dorëheqje nga posti i Presidentit, ja detyra që duhet përmbushur... - Bota Sot
Bytyçi: Kjo është arsyeja pse Thaçi nuk dha dorëheqje nga posti i Presidentit, ja detyra që duhet përmbushur...

Politika

Bytyçi: Kjo është arsyeja pse Thaçi nuk dha dorëheqje nga posti i Presidentit, ja detyra që duhet përmbushur...

Nga: A. J Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:38
Hashim Thaçi

Në paraqitjen e fundit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, ishte shikuar mundësia se ky i fundit do të jep dorëheqje nga i pari i vendit, ani pse një gjë e tillë nuk ndodhi. Thaçi si gjithmonë ishte lëvduar për punën e tij por kësaj herë kishte thënë se pa konfirmimin e aktakuzës nga Gjykata Speciale ai nuk do të jep dorëheqje.

Dorëheqja e Hashim Thaçit do të ishte e rrugës të behej qysh në momentin kur Gjykata Speciale kishte ngritur aktakuzën ndaj tij dhe se kështu do të mund të drejtonte vendin si ushtruese detyre Vjosa osmani ashtu siç parashihet me Kushtetutën e Republikës se Kosovës. Profesori Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se çdo president përveç atyre tipit të diktatoreve ishte dashur të jap dorëheqje nëse mbi supe do të kishte një akuzë të tillë.

Image
Enver Bytyqi

 

“Çdo president ose shtetar në botë, përveç diktatorëve të tipit Millosheviç e Sadam Husein, nëse do të kishte mbi supe një akuzë të tillë do të kishte dhënë dorëheqje. Hashimi tha se do të priste gjykatësin dhe nëse ai do ta pranonte akuzën e prokurorit, më pas do të japë dorëheqje. Po pse presidenti nën akuzë i Kosovës nuk jep dorëheqje nga posti i tij? Sepse Rama dhe Vuçiq i kanë dhënë një detyrë: Të garantojë trashëgiminë e tij në bisedimet Kosovë-Serbi. Në mos për vazhdimin e zbatimit të projektit për shkëmbim territoresh, së paku të fshihen dhe zhduken provat sekrete që shpërfaqin angazhimin e Thaçit dhe Ramës në këtë projekt”, ka thënë profesori Bytyçi. Sipas tij, presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk largohet aq lehtë nga pozita. “Alarmi i Ramës dhe Thaçit lidhet tashmë edhe me frikën se do të dalin në dritë dokumente dhe fakte, të cilat implikojnë drejtpërdrejt këta të dy, si dhe Baton Haxhiun, në formulën serbe e ruse të ndryshimit të kufijve.

Ndaj Thaçi nuk largohet lehtë. Koha deri në dorëheqje i duhet të përzgjedhë dhe të imponojë si president ose presidente një person, i cili nuk hyn në arkivën e presidencës dhe garanton heshtjen për ato që zbulon aty. Një president ose presidente që do të kishte besimin e Aleksandër Vuçiq dhe do ta joshte atë të mos publikonte të dhëna komprometuese për Ramën e Thaçin”, ka thënë për “Bota sot” profesori dhe opinionisti Enver Bytyçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat