Kërcënohet Vjosa Osmani, ja çfarë kërkon eksperti i sigurisë nga Policia e Kosovës - Bota Sot
Kërcënohet Vjosa Osmani, ja çfarë kërkon eksperti i sigurisë nga Policia e Kosovës

Politika

Kërcënohet Vjosa Osmani, ja çfarë kërkon eksperti i sigurisë nga Policia e Kosovës

Nga: A.SH Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:17
Vjosa Osmani

Është raportuar se kryeparlamentarja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim pasditen e djeshme. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka hapur një rast të kanosjes.

Është bërë e ditur se Vjosa Osmani është personi i cili është kanosur përmes rrjetit social Tëitter.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, Policia e Kosovës, ka për obligim të hartojë një raport të vlerësimin e sigurisë për çdo qytetar.

“Njësia për vlerësimin e sigurisë brenda PK mendoj që çdo informacion që vjen përmes vijës zyrtare e ka për obligim të hartojë një raport të vlerësimin e sigurisë për çdo qytetar e në rastin në fjalë kemi të bëjmë me një kërcënim të bartësit të institucionit shtetëror apo më mirë të themi personit të tretë në hierarkinë shtetërore”, thotë Shala për “Bota sot”.

Tutje shpjegon se, kërcënimet e tilla duhet të analizohen jo vetëm në këtë rast, dhe se Policia e Kosovës ofrojë sigurinë çdo personit që i vlerësohet kërcënimi mbi sigurinë e tij personale apo familjare.

“Kërcënimet e tilla duhet të analizohen jo vetëm në këtë rast por edhe në rastet në të ardhmen që mund të paraqiten ndaj personaliteteve të shtetit. Mos të harrojmë PK-ja ka kapacitetet e saja që të ofrojë sigurinë çdo personit që i vlerësohet kërcënimi mbi sigurinë e tij personale apo familjare dhe në anën tjetër të hetoj çdo rast që ndërlidhet më ofrimin e sigurisë së përgjithshme dhe asaj publike”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat