Mehmeti: Emërimet politike janë sëmundje të trashëguara nga të gjitha qeveritë

Politika

Mehmeti: Emërimet politike janë sëmundje të trashëguara nga të gjitha qeveritë

Nga: D.B. Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:57
Nicholas Abbott

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar lidhur me emërimet në poste politike, derisa ka thënë se njerëzit duhet të përzgjedhin në mënyrë transparente dhe në baza meritore.

E në lidhje me këtë analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se emërimet politike janë sëmundje të trashëguar nga të gjitha qeveritë, dhe si duket nga ky virus është prekur edhe qeveria Hoti.

Image
Faton Mehmeti

Ai ka thënë për gazetën “ Bota sot” se kritikat nga ambasadori britanik, ambasada e të cilës është pjesë e përgjegjës për emërime në ndërmarrje publike, është këmbën alarmi për Hoti.

“Ky i fundit duhet që të dëshmojë ata që ka premtuar, emërime të profesioneve, dhe jo të politikës. Në këtë aspekt, deklarata e ambasadorit britanik, dëshmon se ende klasa politike nuk është çliruar nga kjo dukuri, që ka përcjell shoqërinë tonë ndër vite. Me veprimet e tilla Hoti dëshmon se nuk është ndryshe nga paraardhësit e tij, me një qeveri që nuk bën atë që ka premtuar. Qeveria duhet të reagojë dhe të dëgjoj zërin e ambasadorit britanik, e cila edhe mund ta përhiqet nga emërimet, nëse vazhdohet favorizimi i militantëve, dhe jo emërimet e profesionistëve apolitikë”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat